albo-youth Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pogradeci

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:33 pm

Pogradeci eshte nje rajon me mundesi te pafund per clodhje dhe argetim. Eshte vendi i duhur per turistet e te gjitha moshave, si per ata qe mendojne ta vizitojne per nje dite ashtu edhe per ata qe preferojne te qendrojne me gjate. Vend i paharruar ngelet Pogradeci per ciftet, qe e zgjedhin per te kaluar muajin e mjaltit.

Banoret jane te sjellshem dhe mos u cudisni nese ju ftojne per nje pije apo nje pjate recel, qe amvisat pogradecare dine ta pergatisin ne menyre aq te persosur.

Duke shetitur neper Pogradec ju mund ta zbuloni ate vete
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:33 pm

Galeria e Arteve Pogradec - Ndodhet ne qender te qytetit. Ka piktura nga piktoret e mirenjohur pogradecare. Shpesh aty organizohen ekspozita te ndryshme. Ju mund ta vizitoni ate nga ora 9.00 - 16.00 .

Galeria private e Artit "TASO" - Ju jeni te mirepritur te vizitoni studion e piktorit pogradecar Anastas Kostandini - Taso. Pikturat e tij jane te vleresuara dhe me cilesi te larta artistike. Ju mund te blini ndonje nga pikturat dhe mozaiket e tij.

galeria e Piktures "lako" - Jeni te mirepritur te vizitoni studion e piktorit te mirenjohur pogradecar Skender Lako. Ju mund te blini apo thjesht te admironi punen e piktorit.

Punime ne dru "ICKA" - Artizanati me nje tradite te lashte ne Pogradec ka perfaqesuesit e saj dinjitoze ne ditet e sotme. Studio "ICKA" eshte gjithmone e hapur per ju. Ju do ngeleni te mahnitur nga punimet ne dru.

Muzeumi i Pogradecit - Pogradeci ka nje muzeum te pasur me deshmi antikiteti dhe te kohes se luftes. Eshte hapur nga ora 9.00 - 16.00.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:34 pm

Kinemaja e Pogradecit - Pogradeci ka nje kinema moderne, ku cdo dite luhen filma te rinj me perkthim ne shqip. Ndodhet ne qender te qytetit.

Plazhet e Pogradecit - Plazhi e Pogradecit ndodhet brenda ne qytet pergjate shetitores "1 Maji". Eshte nje plazh i bukur me rere, uje te paster dhe mundesi per argetim. Ne Pogradec ka edhe disa plazhe te tjere private e publike, me rere e guralece te vegjel. Jashte qytetit mbreselenes jane plazhet me uje te kristalte t e Linit dhe Tushemishtit.

Sporti ne Pogradec - Ka disa ambiente sportive ne Pogradec, ku ju mund te praktikoni sportet qe deshironi, si Kompleksi Sportiv "Fani", nje ambient teper modern, ku ju mund te luani minifutboll, basketboll, volejboll, Kalceto "Bruklin" - minifutboll. Ne ambientet e plazhit te Pogradecit ju mund te luani beach-volley dhe te ndiqni Kampionatin Ballkanik te Beach-Volley i cili organizohet cdo vere ne Pogradec.

Tregu i Pogradecit - Klima e bute mesdhetare, toka pjellore, ditet e shumta me diell dhe tradita e pasur ne prodhimet bujqesore sigurojne nje bollek origjinal frutash dhe perimesh dhe mundesi zgjedhjeje ne tregun e rajonit. Tregu i Pogradecit eshte i hapur nga ora 8.00 -16.00. Pervec ketij tregu ka edhe plot dyqane te vegjel ne rruget kryesore te Pogradecit.

Pogradeci Naten - Ne qendren e Pogradecit, ne sheshin e quajtur "Odeoni", cdo mbremje, gjate sezonit te veres organizohen shfaqje te ndryshme kulturore - artistike. Hyrja falas.

Jeta e nates ne Pogradec gjallerohet mjaft ne sezonin e veres. Ka disa PUB dhe nje Diskoteke ne qytet te cilat qendrijne hapur cdo nate nga ora 20.00 -03.00 . Aty do te gjeni muziken tuaj te preferuar dhe Kokteile te pergatitur me shije te holle. Ju duhet te beheni pjese e kesaj atmosfere festive.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:34 pm

• Lini

Lini eshte nje gadishull i vogel ne brigjet perendimore te Liqenit te Ohrit me nje fshat te bukur me te njejtin emer. Shtepite jane te ndertuara prej guri dhe tulla ne anet e rrugicave te ngushta mbuluar me pjergulla. Ne jug te Linit, afer Buqezes ne liqen, ne thellesine 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai eshte nje vendbanim i tipit liqenor ndertuar ne siperfaqe te liqenit si ajo e Maliqit ne rrethin e Korces. Ka gojedhena qe dikur gadishulli i Linit ka qene nje ishull i bukur me bimesi te lulezuar.

Bazilika e vjeter e krishtere e Linit

Jeta ne gadishullin e Linit ka filluar ne periudhen e pare te epokes se hekurit dhe ka vazhduar deri ne kohen e mesjetes se hershme. Gjate kerkimeve arkeologjike eshte zbuluar nje bazilike e hershme kristiane me mozaike te jashtezakonshem ne dysheme qe nga shekulli i 4-5 -te te eres sone. Mozaiket kane disa figura te bukura si peshq, zogj, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:34 pm

Selca e Poshtme

Ne fund te Qafes se Thanes kur jeni duke shkuar per ne Tirane, do te ishte mire te ktheheshit ne te majte dhe perseri ne te majte ne Selcen e Poshtme per te vizituar pese varret monumentale. Kalaja, e cila ndodhet ne nje pozicion te dukshem te lugines se Shkumbinit, ka luajtur nje rol te dores se pare ne luftrat iliro-romake dhe iliro-maqedonase. Ne afersi te kesaj kalaje kalon rruga Egnatia. Ajo qe e ben te njohur kete vend jane pese varret monumentale gdhendur ne shkembin masiv te Gradishtes. Kerkimet arkeologjike kane treguar se kemi te bejme me nje qender te zhvilluar ekonomike-kulturore te nje rendesie te madhe te shekullit 4-3 -te para Krishtit .
• Ura e Golikut

Kur kthehesh ne te majte te rruges Qafa e Thanes-Tirane dhe ndjek rrugen e fshatit ju mund te shijoni luginen piktoreske te lumit Shkumbin. Ne afersi te fshatit Golik do te gjeni nje ure te lashte qe nga periudha romake e njohur si Ura e Golikut. Kjo ure elegante me tre harqe eshte ndertuar me nje arkitekture te vecante
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:35 pm

• Lumi Shkumbin

Lumi i Shkumbinit eshte nje nga lumenjte me te gjate ne Shqiperi me uje shume te paster qe rrjedh permes nje pamje mahnitese dhe derdhet ne detin Adriatik. Shkumbini ka burimet e tij prane Gurit te Nikes dhe Gurit te Topit ne malet e Mokres, rajoni i Pogradecit. Ne te gjenden disa lloje peshqish, ku ne rrjedhjen e siperme shquhet trofta e famshme e lumit prane burimeve me uje te kulluar. Kjo ben te mundur sportin e peshkimit, ndersa disa pjese te lumit jane te pershtatshme per vozitje me kanoe.

• Burimet e Kabashit

Vetem 2 km nga Pogradeci, nese ngjiteni pergjate rrjedhes se lumit do zbuloni nje vend te mrekullueshem. Me burime me uje te kristalte, lendina te gjelberuara dhe hije te fresketa do ishte vendi i duhur per piknik.

• Potkozhani
Potkozhani eshte nje fshat shume interesant ne rajonin e Pogradecit. Shtepite jane shume te bukura, te bera prej guri dhe te mbuluara me plloca. Rruget midis tyre jane te ngushta dhe te shtruara me kalldrem, nderkohe qe pjergullat dhe pemet e manit mbulojne muret dhe varen mbi rrugicat. Banoret mikprites te fshatit ofrojne strehim per turistet ne shtepite e tyre dhe ushqim tradicional me specialitete te ndryshme vendase. Ne mes te fshatit eshte Kisha e Shen e Premtes me varrezat e vjetra qe kane kryqe guri te gdhendura me mjaft mjeshteri.

• Kisha e Shen Bitrit

Kisha mesjetare e Shen Dhimitrit, qe vendasit jane mesuar ta therrasin kisha e Shen Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan. Kjo ndertese e vogel prej guri, mbuluar me plloca eshte me vlera unikale persa i perket dy kupolave te vogla ne anen lindore dhe murit shume te veēante pikturuar me afreske ne pjesen e brendshme te tij. Edhe pse afresket jane demtuar, vizitoret perseri mund te admirojne misterin dhe bukurine e shenjtoreve pikturuar ne muret e tij.

Rruga Egnatia

Ne territorin e rajonit te Pogradecit ndodhen disa degezime te Rruges Egnatia, rruga e famshme qe ne antikitet lidhte Romen me Kostandinopojen. Ka disa ura dhe fragmente te kesaj rruge te lashte qe fillojne nga ura e Golikut, ura e Terziut ne Proptisht, ura ne luginen e Llenges dhe ura e Nices. Rruga dallohet prej gureve te medhenj qe i gjejme ne gryken e Llenges, prane lugines se Lumit Shkumbin. Dikur ne kete rruge ka kaluar Cezari dhe Apostulli Paul ne udhetimin e tij neper Iliri.

Kisha e Shen Marenes

Kisha dhe manastiri i Shen Marenes ndodhen ne veri te fshatit Llenge, zone e Pogradecit, me nje pamje dominuese ne maje te malit mbi lumin Shkumbin. Kisha eshte nje ndertese e vogel afersisht 8-12 metra e gjate. Altari eshte i ndare nga pjesa qendrore e kishes me nje ikonostas druri 6 m te gjere dhe 4 m te larte. Ikonostasi eshte gdhendur me motive luleje. Gjithe pjesa e brendshme e kishes eshte e mbuluar me afreske qe i perkasin dores se mjeshtrit te ketyre zonave, Kostandin Shpataraku. Kur e viziton e ndjen qe ndodhesh ne nje vend te shenjte.

• Tushemishti / Driloni

Burimet e Drilonit ndodhen afer fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci, rreze kodrave dhe kane nje pamje te pakrahasueshme. Kete monument natyre mund ta vizitoni ne qofte se ndiqni rrugen Pogradec-Dogane-Shen Naum. Ai eshte nje burim i madh gelqeror qe buron me rrjedhje vertikale te ujit ne fund te bllokut gelqeror duke vazhduar me pas rrjedhjen ne Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespes permes Malit te Thate. Uji del jashte si nje burim i madh i veēante me nje rrjedhje prej 7 m3 /sek. Ai eshte i rrethuar me bimesi te dendur dhe ka nje bote te pasur kafshesh. Ky vend ka qene i preferuar per te kaluar pushimet nga Mbreti Zog dhe nga Enver Hoxha. Ju mund te vizitoni shtepine e tij, qe tashme eshte shnderruar ne hotel dhe restorant.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:39 pm

Pogradeci, njė stacion antistres


Kėtė verė, gjithnjė e mė shumė pushues i drejtohen bregut tė liqenit, pėr njė palė pushime si “tė Lagushit”; pa disko, pub-e dhe rrėmujė. Tė cilėt kanė zbuluar vit pas viti, sekretin e qytetit “tė heshtur”, mes koranit, mjelmave dhe luleve

Alqi Koēiko

Njė arsenal suprizues trėndafilash dhe lulesh tė shumėllojshme, mbi njė tapet tė gjelbėrt bari, tė ftojnė drejt tavolinave nėn shelgjet lotues e ēadrave tė mėdha, mbi buzėn e ujit. Fėmija qė hyn pak hapa para njė ēifti tė porsazbritur nga makina me targa tė Tiranės, paralajmėron I ngazėllyer prindėrit: “Mami, babi, kemi ardhur tek shtėpia e Borėbardhės”. Godina e hotel “Milenium” nė Tushemisht, s’ka tė bėjnė fare me pėrmasat e shtėpisė sė personazhit tė famshėm tė pėrrallave, por pėrshtypja e parė e vogėlushes, pas njė udhėtimi rreth 3 orėsh, po.

Kopshti qė ndan distancėn mes hotelit dhe liqenit tė Pogradecit, ėshtė njė nga ato parajsat e vogla, qė edhe nėse ke mbėrritur aty rastėsisht, ėshtė e sigurt se do tė rikthehesh sėrish. Sepse pas disa orėsh qėndrimi aty, mund tė kuptosh se rikthimi ėshtė i pashmangshėm. Njė recetė pėrzierjeje tė suksesshme e klimės sė freskėt nė kėto ditė ku temperaturat i kanė thyer rekordet, qetėsia dhe shėrbimi i rreth 10 punonjėsve me uniformėn klasike bardh e zi, bėjnė qė tė zakonshme nė kėtė mjedis, tė duken vetėm ēmimet.

Kėto dhe njėmijė e njė arsye tė tjera, ndoshta bėjnė qė tė kuptosh se pėrse kėto ditė gushti, mund tė takosh nė ato pak metra katrorė, Dritėro Agollin, Ilir Metėn apo Spartak Brahon. Ndėrsa nė ditėt e tjera ēdokush mund tė pinte njė kafe apo tė drekonte aty, pėrkrah Presidentit Moisiu, kryebashkiakut tė Tiranės Edi Rama, ministrit Blushi apo sekretarit tė pėrgjithshėm demokrat Ridvan Bode e deputetit tė PD, Astrit Patozi.

Njė mjedis qė mė shumė se kjo mundėsi, e bėn ēdo pushues qė tė ndjejė se ekziston edhe njė stacion i ri relaksi. Njė hapėsirė antistres, ku derdhen ujėrat e kristaltė tė burimeve tė Tushemishtit. Dhe vetėm pas kėsaj, mund tė shohėsh tė realizohet ēdo ditė aty, njė version i ri i “Zonjės nga Qyteti”. Ku pushuesit e shumtė, nė ndryshim nga teto Ollga e filmit tė realizmit socialist qė ėshtė xhiruar shumė vite mė parė nė kėtė fshat, jo vetėm shkojnė me dėshirė, por janė gati tė shpikin arsye nga mė tė ndryshmet, pėr tė mos u kthyer njė minutė e mė parė nė qytet e tyre.

Ndaj, nuk ėshtė aspak ēudi qė makinat me targa tė kryeqytetit, Korēės, Elbasanit e deri tė Durrėsit, e kanė “pushtuar” kėtė fshat. Sepse pėr tė shkuar deri nė Pogradec, tani ėshtė bėrė gjithnjė e mė e lehtė. Pėrfundimi pak ditė para zgjedhjeve tė 3 korrikut, i punimeve nė segmentin Elbasan-Librazhd, e ka bėrė njė superstradė pa ndėrprerje, rrugėn nė itinerarin Tiranė-Durrės-Qafė Thanė. E nė majėn e saj, kush e sheh liqenin me sy tė lirė, zėre se ka mbėrritur nė Pogradec.



Parajsė lulesh

Pandi Llakmani, pronari i hotel “Milenium”, ėshtė tipiku i pogradecarit tė shtruar dhe punėtor. “Emri i hotelit? Kur e ngrita nuk mund tė quhej i tillė, se karabinaja kishte vetėm tre dhoma tė pėrfunduara. Por meqė ishte fundi i dhjetorit 1999 dhe viti 2000 po trokiste, vendosa ta quaj “Milenium”. Mbase edhe emri ishte kėmbėmbarė”, thotė ish- mėsuesi i gjuhėve tė huaja. E ngritur “me thonj”, nė fillim ndėrtesa e re edhe shkallėt i kishte pa mbajtėse. I zoti kishte vendosur qė tė gjitha fitimet t’i shkonin punimeve tė hotelit, derisa pas dy vjetėsh, arriti “tė sajonte” 7 dhoma.

“Atėherė dėgjova se kishte filluar sistemi i kreditimit pėr bizneset, dhe kredia qė mora nė Korēė mė dha shumė dorė. Pėrfundova 18 dhoma, klientela qė filloi tė vinte njė e nga njė dhe xhiroja, patėn rritje ditė pas dite. Derisa verė pas vere, fundjavė pas fundjave, arrita deri kėtu”. Dhe “Milenium” tashmė me 25 dhoma tė kompletuara,-shumica me pamje nga liqeni,-me restorantin e kuzhinėn pėr t’u pasur zili nga ēdo simotėr nė vendet fqinjė, ka gjithsesi njė pėrmasė tjetėr; Miniaturėn e “kopshteve tė varura tė Babilonisė”.

Duke u kthyer nė njė destinacion tė ri pėr shqiptarėt dhe trupin diplomatik e tė huajt e tjerė qė jetojnė e punojnė kėtu. Por pronari i hotelit “tė vogėl” tė fshatit, nuk “fluturon mbi liqer”. Ndaj, bujtina e tij, pavarėsisht ekspansionit, duket se do tė jetė gjithnjė, njė ambjent i arritshėm pėr t’u frekuentuar, nga tė gjitha shtresat. Pavarėsisht se 5-6 vitet e jetės sė saj, e kanė bėrė atė njė piketė turistike, qė nuk tė kujton mė asgjė, nga ato tre dhomat e dikurshme. Pavarėsisht se pas njė muaji, nė shtator, do tė ketė edhe njė sallė konferencash me shėrbimin kompjuterik dhe pajisjet audio e video.

“Kam investuar vazhdimisht, dhe pėrpiqem qė ēdo gjė tė shkojė mirė. Problemi im tani ėshtė mospėrballimi i klientelės”, shton Pandi duke qeshur. Sepse pėrveē verės, tre ditėt e fundit tė javės janė tė ngarkuara me punė pėrgjatė 12 muajve tė vitit. Duke arritur tė “zbulohet” edhe nga turistėt e huaj, ndaj kėto ditė agjensitė turistike ēajnė telefonat.

“Kemi filluar t’i marrim klientelėn turistike edhe Maqedonisė pėrballė dhe njė arsye shtesė ėshtė gatimi shqiptar, qė qėndron mė lart se ai i fqinjėve”, tregon Pandi. Ndaj ndodh shpesh qė klientėt e njohur pyesin pa droje; “kuzhinieri ėshtė ai i vjetshmi apo jo”, dhe startojnė porositė e pjatave tė preferuara. Por ajo ēka Pandi u tregon me krenari tė veēantė ēdo vizitori qė troket pėr herė tė parė, ose qė rikthehet pas shumė kohėsh, janė dhomat. Qė nga mobilimi sipas pėrmasave tė secilės dhomė, banjo tė kompletuara deri tek shampot, brisqet dhe sapunėt e sigluar “Milenium”, tė porositura nė Holandė.

Duke e detyruar edhe ndonjė klient vesveseli si Edi Rama e Rudina Magjistari, qė pasi kanė lėnė dhomėn njė mėngjes, t’i deklaronin: Kėsaj here, nuk na hynė nė punė jastėkėt qė marrim gjithmonė me vete kur udhėtojmė, nė bagazhin e makinės. “E vetmja kėrkesė qė nuk u plotėsova klientėve, ishte ajo herė kur dikush mė kėrkoi qė dhomėn ta kishte me pamje nga deti”,- thotė Pandi, qė e ka pėrgjigjen nė majė tė gjuhės: “Po e do me pamje nga liqeni, edhe mund tė bėj diēka”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:39 pm

Korani, aleat

Si Pandi Llakmani, janė edhe mbi 50 pronarė tė tjerė hotelesh pėrgjatė 88 kilometrave tė bregut shqiptar tė liqenit tė Pogradecit, qė kanė ngritur bizneset e tyre sa zbret Qafė Thanėn, nga Lini e deri pak metra nga Dogana e Tushemishtit. Emra si “Shėn Naumi”, “Leon”, apo shumėkatėshi “Enkelana” (ish turizmi), “Royal”, “Kalaja”, “Tea” e “Eurokorēa” etj, janė ajka e menysė turistike tė qytetit “tė urtė”.

Tė zotėt e tyre e kanė kuptuar se mundėsitė turistike tė Pogradecit janė shumė mė tė mėdha nga sa ėshtė ofruar nė vite; ato kanė ardhur nė pėrmirėsim e sipėr dhe kėtė ditė, liqeni i tyre mund tė thuhet pa frikė se ka qenė surpriza e sezonit turistik. Sepse rivalja mė e madhe shqiptare e ujrave tė Adriatikut e Jonit, ka edhe njė aleat shumė tė fortė pėr kėtė; koranin. Peshkun e rrallė qė gjendet vetėm nė kėtė liqen, mė tė thellin e Ballkanit. Ndaj, restorantet e shumtė jo vetėm nė hotele, por edhe nė qytet e Drilon, e kanė atė pjatėn e parė. Duke e ofruar me njė listė tė gjatė gatimesh, qė nga pjekja nė zgarė, e deri tek tava e famshme e koranit me arra. Sigurisht qė nė ndonjė vend, bujtėsit qė nuk e njohin specien e rrallė “mishėkuq”-e, mund tė paguajnė me ēmimin e saj jo edhe aq tė lirė, njė belushkė apo njė troftė, qė dalin ēdo mėngjes herėt me shumicė, nga rrjetat e dhjetra barkave tė peshkatarėve.

Megjithatė, turizmi pogradecar ka qėndruar me kėmbė nė tokė, duke mos ngritur ēmimet dhe duke i pėrmirėsuar nga sezoni nė sezon kushtet dhe cilėsinė e shėrbimit. Ndaj, kryeqytetasit e shėtitur nėpėr plazhet e tjera tė Shqipėrisė, nuk kanė sesi tė mos habiten kur taksisti qė i shpėrngul qendra apo “agjensia” e qytetit deri nė Tushemisht, u kėrkon 200-300 lekė. E ndėrsa nė plazhin e Durrėsit, njė varkė me pedale pėr shėtitje nė det kushton 500 lekė ora, nė Pogradec mund mund tė paguash 2-3 herė mė pak. Lista e shembujve tė tillė ėshtė e gjatė, deri tek ushqimi dhe ēmimet e dhomave tė hoteleve, nė shumicėn e rasteve me 2-3 mijė lekė nata.

E nė rast se Pogradecin mė shumė se pėr ujin, e ke zgjedhur pėr relaksin, mund tė bėsh njė shėtitje tė shkurtėr deri tek Vila Art (ish-vila e Enverit) nė Drilon, tek restorant “Kėrmilli” e Restorant “Peshku” nė Tushemisht. Ky i fundit, njė tjetėr surprizė ndoshta e pashoqe, ku njė akuarium natyror gjigand, me ujėrat e rrjedhshėm tė fshatit, tė fton tė drekosh apo darkosh nė shoqėrinė e mjelmave dhe tufėn e koranit e troftave deri mbi 5 kilogramėshe, qė kėrcejnė mbi ujė pėr tė kapur thėrrimet e bukės qė hidhen me bujari nga tavolinat e strehuara nėn hijen e shelgjeve.

Tė gjitha kėto, kanė bėrė qė nėse moda e turizmit shqiptar vitet e fundit tė kenė qenė me rradhė Himara, Saranda apo Vlora, tani fjalėn e ka marrė Pogradeci. Qė nuk ka synuar t’u zbrazė xhepat frekuentuesve, duke i ndjellė qė ata tė rikthehen sėrish. Tė ndihmuar edhe nga fati i mospushtimit nga ndėrtimet masive me apo pa leje, qė kanė shėmtuar edhe qytete tė tilla si Saranda, qė e shohin pas 15 vjetėsh veten, tė pushtuar nga betoni. Duke e bėrė qytetin e liqerit, konkurentin mė tė fortė tė plazheve tė kripura shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:39 pm

Nė kėrkim tė relaksit

Po ishe njė i ri apo e re, qė piercing-u dhe volumi maksimal i hip-hopit nė kasetofonin e makinės ta tradhėton dėshirėn pėr jetėn e natės dhe mbrėmjet e zhurmshme, ėshtė e kotė qė ta marrėsh rrugėn drejt Pogradecit. “Mund tė quhet mangėsi kjo mungesa e jetės sė natės”, arsyeton Pandi Llakmani, “por nga ana tjetėr, ne pikėrisht kėtė i ofrojmė pushuesve dhe pėr kėtė pėlqehemi: Pėr turizmin e qetėsisė”. Ndaj lajmet e pafund tė kronikave tė zeza, e kanė lėnė jashtė emrin e kėtij qyteti. Ai qė piketon Pogradecin, duhet tė jetė njė tip qė kėrkon relaksin e plotė, qoftė dhe pėr njė fundjavė, e madje edhe pėr njė ditė. E tė nisesh nė mėngjes herėt, tė shijosh kafenė e paradites pranė liqenit, njė drekė dhe njė shėtitje tė shkurtėr pasdite para se tė kthehesh sėrish, ėshtė shndėrruar tashmė nė modė. Eshtė kjo arsyeja, qė mysafirėt e Pogradecit janė ēiftet e reja, familjet me prindėr 30-40 vjeēarė dhe mė pas, moshat e treta qė zgjedhin ajrin e pastėr, ujin e liqenit tė Ohrit dhe koranin. Por jo vetėm kaq.

Mund t’i hipni makinės dhe brenda pak orėsh ēdo vizitor mund tė kundrojė mozaikėt e njohur tė Linit, Drilonin, fshatin turistik tė Tushemishtit, tė bėjė shėtitje me varkė apo me kėmbė pėrgjatė shėtitores ngjitur me ujin e liqenit, apo pse jo, tė konsumojė edhe njė picė taxi aty ku ta ka ėnda. Sigurisht, gjatė mbrėmjes, nuk duhet tė harroni tė nxirrni nga bagazhet, diēka pėr tė hedhur krahėve. Sepse me largimin e diellit, me pėrskuqjen e liqenit dhe me ndezjen e dritave tė para, nė Pogradec fillon tė fryjė puhiza. Aq sa edhe Dritėroi, duke rrėkėllyer njė gotė tė vogėl me raki tė Tushemishtit, nė njė nga tryezat mes trėndafilave para “shtėpisė sė Borėbardhės”, do tė niste e tė recitonte ngadalė me vehte, vargjet e Lasgushit: Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:40 pm

Pogradeci 45 ditė kryeqytet i verės


Sapo ngjitesh nė majėn e Qafė Thanės, befas para syve tė shfaqet hapėsira e kaltėrt e liqenit tė Ohrit. Vėshtrimi vetiu ndjek pėrkundjen e valėve dhe rrėshqet drejt brigjeve dhe pas pak si nė njė ekran tė madh tė shfaqet qyteti i Pogradecit i tėri i futur nė gjirin e liqenit me parqe tė pafund, me lule erėmira dhe trėndafil qė prej shumė kohėsh i kanė dhėnė qytetit epitetin “Qytet i Luleve”. Qyteti i Pogradecit, ėshtė qyteti i lashtėsisė dymijė vjeēare para erės sonė. Dikur qyteti ėshtė quajtur Lyhnida (qė do tė thotė dritė). Ėshte qyteti magjik qė vetėm nė ėndėrr ėshtė i vėrtetė, qyteti i turistėve tė shumtė, i adhuruari i poetėve, i shkrimtarėve dhe i piktorėve, “muaji i mjaltit” i tė sapomartuarve, kėnaqėsi e admiruesve tė ujit tė ėmbėl, qyteti i Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, qyteti i koranit, peshkut tė rrallė qė gjėndet vetėm nė kėtė liqen, i verės artizanale qė vendasit e prodhojnė vetė dhe i gatimeve tradicionale. Qyteti i Pogradecit ėshtė njė nga mrekullitė qė natyra e njerėzit e saj me mikėpritjen, dashurinė dhe qetėsinė e tyre nuk tė lėnė tė largohesh pa marrė me vete dashurinė e mallin pėr t’u kthyer sėrish.

Ēfare iu ofron Pogradeci pėr pushime?
Uji i kaltėr i liqenit dhe plazhet janė njė nga tė veēantat e qytetit turistik. Shumėllojshmėria e tyre i ve pushuesit nė njė dilemė se ku duhet tė pushojnė. Ėshtė njė vijė liqenore prej 24 km plazh nga fshati Lin deri nė doganėn e Tushemishtit. Kėto plazhe fillojnė nga shkėmbi i Linit, plazhi nė zonėn e Piskupatit, plazhi i Pojskės, plazhi nė zonėn Udenish-Memelisht, plazhi tek fortesat, plazhi nė territorin e qytetit, plazhi tek vilat, plazhi nė Drilon e Tushemisht. Pėr kėnaqėsinė e pushuesve janė krijuar edhe disa plazhe private.

Hotelet
Ndėrtimet e reja kanė pushtuar vitet e fundit Pogradecin. Hotele dhe motele te shumta pėrgjatė gjithė bregut ku pronarėt e tyre kanė bėrė maksimumin pėr tė kėnaqur pushuesit. Pronari i kompleksit turistik nė Pojskė tė emėrtuar “Lyknida”, Naim Bregu thotė se jemi pėrpjekur tė bėjmė mė tė mirėn qė pushuesit tė ngelen tė kėnaqur. Tek Lyhnida nė Pojskė, perveē plazhit tė pastėr dhe hoteleve nė kompleksin turistik, ndodhen edhe vila tė veēanta pėr familjet, me pishinė nė mes. Hotel “Shėn Naumi” qė ndodhet pak mė tutje ėshtė i “zhytur “ i tėri nė liqen me kushte nga mė komodet, me tavernė e kuzhinė tradicionale, me dhoma nga ana e liqenit qė tė duket sikur valėt e liqenit i ke nėn jastėk.
Nė qytet brenda, me parametra bashkėkohore, krejt i restauruar ju mirėpret hotel turizmi i dikurshėm “Enkelana” mjaft komod pėr turista, me kuzhinėn tradicionale Pogradecare. Nė qendėr tė qytetit ndodhen edhe tre hotele tė tjera “Tea”, “Royal” dhe “Borana”. Duke vazhduar me ish shtėpitė e pushimeve tė punėtorėve qė janė kthyer nė hotele turistike, “Korēa” dhe “Kalaja”.
Suprizė ngelet “Driloni” i zhytur nė njė park tė madh prej 14 ha me lumin e Volorekės nė mes. Aty ndodhet vila “Art”, dikur rezidencė ku pushonte Hoxha, me bare, restorante, hotele nga mė komodet dhe vetėm mė pak se 1km shfaqet Tushemishti, i preferuari i turisteve tė huaj, gjermanėve, anglezėve, zviceranėve, austriakėve. Nė breg ndodhet hotel “Milenium “ ose siē quhet ndryshe hoteli i vipave. Aty befasohesh me gjithēka, me plazhin e pastėr, lulishten e rrallė, luksin e hotelit dhe kuzhinėn e veēantė shqiptaro italiane. Nga duart e mjeshtrit Tola Gusho mund tė porositni e tė gjeni gjithēka. Pronari i lokalit tė mileniumit Pandi Llakmani thotė qė ne e dimė gjėndjen ekonomike prandaj ēmimet e dhomave variojnė tek 3000 lekė nata dhe ēmimet e restorantit janė normale pėr xhepat e shqiptarėve. Nė Tushemisht ndodhen hotele dhe motele tė tjerė, aty shtrihet edhe turizmi familjar dhe pak mė tutje ndodhet restorant “Peshku”, pranė burimeve tė ujit ku mund tė serviret tava e rrallė me Koran dhe peshk tė freskėt.

Jeta e natės
Pasi ke shijuar ujin e liqenit dhe plazhet e bukura, drekėn e shijshme dhe ēlodhjen nė hotel, qyteti i Pogradecit tė ofron njė jetė aktive e tė gjallė. Shėtitorja buzė liqenit me parkun e madh, i cili zė njė sipėrfaqe prej 320 mijė metro katror, flladi i liqenit qė tė dhuron njė freski qė nuk mund ta gjesh nė asnjė vend tjetėr. Pėr moshat e reja funksionojnė gjithė natėn disko “Pelion” dhe disko “Vilat” nė fund tė rezidencės qeveritare. Nė mes tė parkut dhe liqenit ndodhet bar restorant 1Maji i cili funksionon gjithė natėn me muzikė e kėngėtarė live. Janė kėto disko e lokale nate qė i mirėpresin tė gjithė ata qė dėshirojnė tė humbasin kufirin midis ditės e natės.

Ēfarė mund tė vizitoni nė Pogradec?
Qyteti i Pogradecit e liqeni i tij rezultojnė vendbanime qė nė periudhėn Neolitike (6mijė vjet para erės sonė). Ju qė do tė pushoni nė Pogradec mund tė vizitoni :
1) Kishėn palokristiane dhe mozaikun shumėngjyrėsh tė linit tė ndėrtuar nė shekullin e V-VI tė erės sonė.
2) Urėn e Golikut, urė e rrugės Egnatia.
3) Kalanė e Pogradecit qė i pėrket shekullit tė V tė erės sonė deri nė shek e XIX.
4) Kulla e shpatit tė Blacės qė ka njė shtrirje kohore nga shekulli XII para erės sonė deri nė shekullin e III tė erės sonė.
5) Varret monumentale tė Selcės qė datojnė me shekullin e IV para krishtit.

Pasaporta e Qytetit Pogradec
- Popullsia e qytetit: 40 mijė banorė nė sezonin veror dyfishohet nga pushuesit.
- Sipėrfaqja nė km katrore: 13 km.
- Rrugė tė asfaltuara: 14 km.
- Sipėrfaqe tė gjelbėruara: 320 mijė metėr katror.

Pasaporta e liqenit
– Emri: Liqeni i Ohrit
- Mosha: 2 –4 milion vjet
- Vendndodhja: Shqipėri-Maqedoni
- Ngjyra: E kaltėr
- Gjatėsia: 30 km
- Gjerėsia: 14.5km
- Thellėsia max: 289 m
- Bregliqenor: 88 km
- Lartėsia mbi nivelin e detit 595 m
- Sipėrfaqja e liqenit: 358 km katror
- Tejdukshmeria e ujit:18 m
- Uji i ndėrrohet liqenit njė herė nė 60 vjet.
- Liqeni ushqehet: 70% nga liqeni i Prespes e nga 40 lumenj e pėrrenj qė ndodhen atje.
- Nėn tė rriten 40 specie tė rralla midis tyre peshku mė i shijshėm qė ėshtė korani.
- Temperatura mesatare nė verė: 27 gradė celcius
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:40 pm

Liqeni i Ohrit numerohet ne rradhen e liqeneve te medha, ashtu sic eshte ai i Gjeneves, i Bodenit, etj. Ne jug te Europes ai eshte gjithsesi nje nder liqenet me te medha, e njekohesisht edhe me te thellat.

Thellesia me madhe arrin deri 289m.

Liqeni eshte i vendosur ne lugine fushore te thelle dhe te mbyllur.Nga te gjitha anet, vecanerisht nga perendimi dhe lindja, ngrihen male t elarta. Ne lindje eshte mali Galicica (2255m), ne perendim Mali i Lagur dhe Jabllanica (1945m).

Liqeni eshte ne lartesi mbidetare prej 695m

Ne rrjedhen e Liqenit te Ohrit i takojne 40 lumenj, prej t ecilave 23 nga teritori shqiptare dhe 17 nga ana e teritorit mqedon.


Vellimi i pergjithshem i liqenit eshte 58.6km3.

Liqeni i Ohrit karakterizohet me nje ekosistem unikat, i pasur me lloje endemike dhe relikte bimore e shtazore.Vecantia e liqenit eshte rezultat i izolimit gjeografik dhe vjetersise se madhe gjeologjike, qe eshte karakteristike e vetem disa liqeneve ne bote, ashtu sic eshte ai i Bajkalit, Kaspikut, Tanganjika etj. Githashtu pellgu i Liqenit te Ohrit karakterizohetme biodiversitet te pasur dhe disa lloje te bimeve endemike per Gadishullin Ballkanik.

Bregjet i Liqenit te Ohrit kane qene te banuara nga koha prehistorike. vendbanimet me te vjetra arkeologjike datojne nga koha e neolitit, rreth 6000vjet para eres sone. Vtem ana e maqedonise jane zbuluar 170 vende arkeologjike.


Duke i felemenderuar karakteristikave te tilla, ne vitin 1980 Liqeni i Ohrit dhe qyteti i Ohrit jane shpallur per trashegime kulturore boterore, nen mbrojtje te UNESKO-s.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:41 pm

Pėrgjatė njė zhvendosje tektonike tė tokės qė ndodhi 3,5 miljonė vjet mė parė nė mes tė Ballkanit nė kufirin e sotėm midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė u krijua Liqeni i Ohrit. Ky ėshtė liqeni mė i vjetėr nė tėrė Europėn.

Nė zonėn e kėtij liqeni rriten bimė dhe kafshė tė llojeve tepėr tė lashta dhe tė rralla tė cilat nuk gjenden nė ndonjė vend tjetėr tė botės. Pėr kėtė arsye ky liqen ndodhet nėn mbrojtjen e Unescos si pjesė e pasurisė sė njerėzimit.
Mirėpo shqiptarėt dhe maqedonasit e ndotin liqenin duke hedhur nė tė gjithnjė e mė tepėr mbeturina ushqimesh dhe pisllėqe qė vijnė nga shtėpitė, turizmi, agrikultura dhe industria.
Kėshtu sipas llogarive tė bėra, nėse ndotja nuk do tė pushonte liqeni do tė vdiste pas 10 deri 50 vjetėve.

Pisllėqet pėrbėjnė ushqim pėr algat e liqenit tė cilat po pėrhapen gjithnjė e mė tepėr duke ua thithur oksigjenin e ujit peshqve, ngjalave e gaforreve. Si pasojė ėshtė ulur dukshėm numri i kėtyre tė fundit.

Nė shumė vende bregu ėshtė tėrhequr.

Studimet e bėra nga ekspertė tė Institutit tė Hidrobiollogjisė sė Ohrit kanė treguar se uji i liqenit pėrmban pėrqindje tepėr tė larta fosfori qė e ndot atė mė tepėr. Shkaktar pėr kėtė bėhet zbrazja e ujrave tė zeza drejtpėrdrejt nė liqen si rasti i qytetit tė Pogradecit qė ka 40 mijė banorė.
Po punohet pėr gjetjen e mundėsisė qė tė gjithė vendbanimet pėrgjatė bregut tė liqenit si ato shqiptare edhe ato maqedonase tė lidhen me njė kompleks pastrimi ujrash tė zeza dhe asgjėsimi mbeturinash qė do t“ia hiqte liqenit njė pjesė tė barrės.


Njė hap tjetėr pėrpara po bėhet nė shtimin nė mėnyrė artificiale tė peshqve.


Banka Botėrore, Qeveria Zviceriane, Global Environmental Facility (GEF), Instituti Gjerman i Kredive dhe Euronatur po japin njė shumė prej disa miljonė dollarėsh pėr kėtė projekt qė synon qė nėpėrmjet njė bashkėpunimi shqiptaro-maqedonas tė mbrohet natyra e kėtij liqeni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:42 pm

Pogradeci P2040034fq4
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyMon Dec 24, 2007 2:43 pm

VOLOREKA
Pogradeci Cewhx97624102qg1
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyFri Jan 11, 2008 11:06 pm

Pogradeci Pc310049st4ll0
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyFri Jan 11, 2008 11:06 pm

2008
Pogradeci Pc310042mm4dd4
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyFri Jan 11, 2008 11:07 pm

2008
Pogradeci Pc310059qf4th0
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyFri Jan 11, 2008 11:07 pm

Kisha

Pogradeci P1010158bp2sh6
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyFri Jan 11, 2008 11:08 pm

Te Royali
Pogradeci P1010075km5fw1
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptyFri Jan 11, 2008 11:11 pm

ky ketu eshte eduarti laugha markelin spo e lokalizoj dot laugha

Pogradeci P1010075km53rx5
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
angel
Moderator
Moderator
angel


Female
Numri i postimeve : 423
Age : 32
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptySat Jan 12, 2008 12:37 am

shumm foto te bukura :)

Eduart shum bukur paske dale po pse je kthyer me kurriz tongue Markeli eshte ai perballe teje ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nastela
Anetar i ri
Anetar i ri
Nastela


Female
Numri i postimeve : 10
Age : 35
Registration date : 12/01/2008

Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci EmptySun Jan 20, 2008 3:31 pm

hahaha qenka ber person VIP eduarti me markelin laugha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Pogradeci Empty
MesazhTitulli: Re: Pogradeci   Pogradeci Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pogradeci
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "POGRADECI"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shqiperia :: Turizem & Reportazhe-
Kėrce tek: