Do Te Kete Ringjallje Apo Rimisherim?
Ndodhesha ne nje qytet. M'u afrua prane nje burre: ishte musliman. Por une nuk e dija, nuk isha i sigurte. Dhe ai ishte veshur ne menyre te tille sa ngjante si hindu. Jo vetem qe ngjante me nje hindu, por edhe e folmja e tij ishte tipike hindu. Me beri nje pyetje. Tha: "Muslimanet e Kristianet thone se ekziston nje jete e vetme. Hindute, Budistet e Xhanitet thone se ekzistojne shume jete-nje zinxhir i gjate jetesh, e qe, derisa sa te jete Cliruar, njeriu do vazhdoje te rilindet shume e shume here. Kesisoj, do te doja te dija se c'mendon ti? Nese Jezusi ishte i Ndricuar, besoj se duhet ta dinte kete. E edhe Muhamedi, apo Moisiu, nese kane qene te Ndricuar, duhet ta kene ditur se ekzistojne shume jete e jo vetem nje. E nese ti thua se ata kane te drejte, cfare duhet te themi atehere per Mahaviren, Krishnen, Buden apo Sankaren? Nje gje eshte e sigurte, nuk mund te jene te gjithe te Ndricuar.
Nese ka te drejte Krishterimi, atehere Buda e ka gabim, Krishna e ka gabim, Mahavira e ka gabim. E nese kane te drejte Mahavira, Krishna e Buda, atehere e kane gabim Muhamedi, Jezusi e Moisiu. Me sqaro atehere. Jam shume i pavendosur; jam i corientuar-i turbulluar. E nuk mund te kene te drejte te gjithe. Si mund te kene te gjithe te drejte. Si mund te kene te gjithe te drejte? "Ose ka shume jete, ose eshte nje e vetme." Ishte njeri shume inteligjent dhe kishte studiuar shume gjera, prandaj tha: "Nuk eshte e mundur ta shmangesh kete pyetje e te thuash se kane te gjithe te drejte. Nuk mund te kene te gjithe te drejte. Logjikisht eshte keshtu. Nuk mund te kene te gjithe te drejte".
Por une i thashe: "Nuk ka pse te jete doemos keshtu. Qasja juaj eshte absolutisht e gabuar. Te gjitha jane artifice. Asnje prej ketyre grupimeve nuk ka te drejte e asnjeri prej tyre nuk e ka gabim. Te dyja keto grupime religjionesh jane artifice. Pashe se e kishte te pamundur te kuptonte se cfare kisha ndermend une me fjalen artific.
Muhamedi, Jezusi e Moisiu flisnin per nje lloj mendesie te caktuar, ndersa Buda, Mahavira e Krishna per nje menyre te menduari shume te ndryshme. Ne te vertete ka dy religjione qe jane burimi i te tjerave- ajo hindu dhe ajo hebraike. Kesisoj te gjitha religjionet e lindura ne Indi, te gjitha religjionet e lindura prej hinduizmit, besojne ne ringjalljen, ne shume jete, kurse te gjitha religjionet e lindura prej mendimit hebraik- Islami, Krishterimi- besojne ne vetem nje jete. Keto jane artifice. Mundohuni ta kuptoni. Nisur prej faktit qe mendjet tona jane te palevizshme, ne i marrim gjerat si teori dhe jo si artifice. Prandaj, shume here njerezit vine tek une e me thone: "Nje here thua se eshte e drejte kjo, nje here tjeter thua se eshte e drejte ajo, nuk mund te jene te drejta te dyja gjerat". Natyrisht, nuk mund te jene te verteta te dyja gjerat, por askush nuk po thote se ato jane. Une nuk merrem me c'eshte e drejte e c'nuk eshte e drejte. Me intereson vetem te di se cili artific funksionon.
Ne Indi perdoret artifici i shume jeteve. Pse? Ka shume arsye. Te gjitha religjionet e lindura ne Perendim, vecanerisht nga mendimi hebraik, ishin religjione njerezish te varfer. Profetet e tyre nuk ishin te kulturuar. Jezusi nuk ishte i kulturuar, Muhamedi nuk ishte i kulturuar, Moisiu nuk ishte. Ishin te gjithe mjaft pak te kulturuar, jo te koklavitur, te thjeshte, dhe u flisnin masave te gjera qe nuk ishin aspak te koklavitura, qe ishin te varfer. Nuk ishin te pasur. Per nje njeri te varfer, nje jete eshte me se e mjaftueshme- me se e mjaftueshme! Ai eshte duke vdekur nga uria. Nese i thua qe ekzistojne shume jete, qe do vijoni te rilindni shume here, qe do te vertiteni ne rroten e njemije e nje jeteve, ai i gjore do te ndjehet krejtesisht i deshperuar per kete ceshtje. "Cfare po thua keshtu!?" do te pyese ai i gjore: "Nje jete dhe eshte teper, prandaj mos na fol per nje mije e nje jete, per nje milion jete. Mos na e thuaj kete. Na e jep menjehere Parajsen mbas kesaj jete". Zoti behet nje realitet vetem nese mund te mberrihet mbas kesaj jete- ne menyre te menjehershme. Buda, Mahavira, Krishna u flisnin nje shoqerie shume te pasur. Sot eshte bere e veshtire per t'u kuptuar se perse e tere rrota ka ndryshuar. Tashti ndodh e kunderta: Perendimi eshte i pasur, Lindja eshte e varfer. Por aso kohesh Lindja ishte e pasur dhe Perendimi i varfer. Te gjithe Avatara-t hindł, te gjithe Tirthamkara-t (Mjeshtra te Botes) Xhainite, te gjithe Buda-t (Te Rizgjuarit) ishin pricer. U perkisnin familjeve mbreterore. Ishin te kulturuar, te edukuar, te perpunuar ne te gjitha menyrat e mundshme. Nuk mund te krijoni nje Bude me te perpunuar. Ishte absolutisht fin, i kulturuar, i edukuar. Nuk mund t'i shtoje me asgje tjeter. Edhe nese Buda do te shfaqej ne ditet tona, nuk do mund t'i shtoje asgje. Prandaj ata u flisnin nje shoqerie te pasur. Kini parasysh, ne nje shoqeri te pasur ekzistojne probleme te tjera. Per nje shoqeri te pasur, kenaqesia nuk ka kuptim, parajsa nuk ka kuptim. Per nje shoqeri te varfer parajsa ka shume kuptim. Nese shoqeria eshte duke jetuar tashme ne parajse, parajsa nuk ka me kuptim. Prandaj nuk mund t'ua propozosh serish parajsen. Nuk mund te krijoni nje ngacmues per te bere dicka ne emer te parajses: tashme jane aty- e te merzitur. Prandaj Buda, Mahavira, Krishna nuk flasin per parajsen. Flasin per lirine. Nuk flasin per boten e kendshme te pertejjetes. Flasin per nje bote transhendentale ku nuk ka as dhimbje e as kenaqesi. Parajsa e Jezusit, sigurisht qe nuk kishte per t'u bere pershtypje. Kane qene tashme aty. E ne plan te dyte, problemi i vertete per nje njeri te pasur eshte merzia. Nje njeriu te varfer propozojini kenaqesine e ardhme. Per nje njeri te varfer problem eshte vuajtja. Per nje njeri te pasur vuajtja nuk eshte problem. Per nje njeri te pasur, problem eshte merzia. Eshte i neveritur nga te gjitha kenaqesite. Mahavira, Buda e Krishna e perdoren tere kete merzi, e u thane "Nese nuk beni asgje do te rilindni gjithnje e serish. Kjo rrote do te vertitet. Kini parasysh, do te perseritet e njejta jete. I njejti seks, e njejta pasuri, i njejti ushqim, te njejtet pallate gjithnje e serish: per nje mije e nje jete do te vertiteni ne rrote". Per nje njeri te pasur qe i ka njohur te gjitha kenaqesite, kjo perseritje nuk eshte nje perspektive e mire. Problemi eshte perseritja. Per te, vuajtja eshte pikerisht kjo. Kerkon dicka te re dhe Mahavira e Buda thone: "Nuk ka asgje te re. Kjo bote eshte e vjeter. Nuk ka asgje te re nen qiej. Cdo gje eshte vetem e vjeter. Tashme i keni shijuar te gjitha keto gjera e do vazhdoni t'i shijoni. Jeni ne nje rrote qe vertitet. Kaloni pertej saj; beni nje kercim jashte rrotes". Nje njeri i pasur mund te orientohet kah meditacioni vetem nese arrini te krijoni nje artific qe e shton ndjenjen e tij te merzise. Nese i flisni per merzine nje njeriu te varfer, jeni duke i thene gjera pa kuptim. Nje njeri i varfer nuk eshte kurre i merzitur-kurre! Vetem nje njeri i pasur merzitet. Nje njeri i varfer nuk merzitet kurre: eshte gjithnje duke menduar per te ardhmen. Dicka do te ndodhe e te gjitha gjerat do shkojne ne vendin e vet. Njeriu i varfer ka nevoje per nje premtim, por nese premtimi do shume kohe per t'u bere realitet, humbet kuptimin. Duhet te jete i menjehershem. Tregohet qe Jezusi te kete thene: "Gjate jetes sime, gjate jetes juaj, do ta shihni Mbreterine e Zotit". Ky pohim e ka persekutuar Krishterimin per njezet shekuj- sepse Jezusi ka thene: "Gjate jetes SUAJ, menjehere, do te shihni Mbreterine e Zotit". E Mbreteria e Zotit ende nuk ka ardhur, pra per cfare e kishte fjalen? E ka thene: "Se shpejti do te vije fundi i botes, prandaj mos humbisni kohe! Koha eshte e paket". Jezusi ka thene: "Ka mbetur shume pak kohe. Eshte marrezi ta humbisni. Menjehere do te vije fundi i botes e do t'ju duhet te pergjigjeni per veprimet tuaja, prandaj pendohuni". Nepermjet konceptit te nje jete te vetme, Jezusi krijoi nje ndjenje menjehershmerie. Ai dinte, sic dinin edhe Buda e Mahavira. Por gjithcka qe ata dinin, prapeseprape nuk u tha kurre. Mbeti e njohur ama, vetem ajo qe ata arriten Ky ishte nje artific qe kishte si qellim krijimin e menjehershmerise , urgjences, ne nje menyre te tille qe njerezit te fillonin te leviznin. India ishte nje vend antik, i pasur. Per ngutje nepermjet premtimesh per te ardhme, as nuk mund te flitej. Per te krijuar ngutje kishte vetem nje menyre, duke krijuar edhe me teper merzi. Nese nje njeri e ndjen se do te duhet te rilinde gjithnje per se pari, pafundesisht, ad infinitum, vjen menjehere e te pyet: "Si- si mund te clirohem nga kjo rrote? Kjo eshte teper. Tashti nuk mund te vazhdoj me: kam njohur gjithe c'ishte e mundur te njihej. Nese kjo duhet te perseritet, eshte ankth i vertete. Nuk dua ta perseris. Dua dicka te re". Prandaj Buda e Mahavira thone: "Nuk ka asgje te re nen qiell. Cdo gje eshte e vjeter dhe perseritje. Dhe e keni perseritur per shume, shume jete e do te vijoni ta perserisni per shume, shume jete. Ikni prej kesaj perseritjeje. Ikni nga merzitja dhe beni nje kercim".
Artifici eshte i ndryshem, por qellimi eshte i njejte. Beni nje kercim! Levizni! Transformojeni vetveten! Cfaredo qe te jeni, transformojeni veten nga ajo qe jeni. Nese i marrim pohimet religjioze per artifice, atehere nuk ka kurrfare kontradikte. Atehere Jezusi e Krishna, Muhamedi e Mahavira synojne te gjithe te njejten gje. Krijojne rruge te ndryshme per njerez te ndryshem, teknika te ndryshme per mendje te ndryshme, joshje te ndryshme per qendrime te ndryshme. Por te gjitha ato nuk jane parime per te cilet duhet te luftojme e te debatojme. Jane artifice qe duhen perdorur, kapercyer dhe hedhur menjane.
Marre nga: Libri i sekreteve te Osho Rajneesh
Perktheu: Shpetim Kelmendi