Pyetja eshte shume e thjeshte dhe ne dukje pergjigja eshte po aq e thjeshte
Shume nga ju do te thoshin: PO! E paguajme shume shtrenjte!
Megjithate une mendoj se nuk duhet te nxitohemi ne pergjigje dhe do te doja ti futesha me thelle problemit. Vete kam jetuar ne Angli per 1 vit dhe atje perdorja internet nga AOL (Amerika Online) me 24 pound ne muaj per 1mbps download dhe 256kbps upload pa limite mujore ne download ( Gigabyte Caps qe i thone ata). Nderkohe me duhej qe te paguaja dhe BT (British Telecom, sic eshte Albtelekom ketu te ne) 10 pound ne muaj thjesht per te patur linjen telefonike qe do me mundesonte internetin me ADSL.
Pra ne total vlera ime shkonte 34 pound ne muaj. A kishte ISP me te lira? Kishte..disa shkonin gjer ne 18 pound ne muaj, por me limite ne download, 5GB ne muaj, qe mua sme bente pune. Pra le te rrime te 34 pound ne muaj. Ky sherbim interneti ishte ne perpjestimin 50:1 pra qe do te thote se ate bandwidth prej 1mbps e ben share me maksimumi 50 perdorues ne nje kohe, por qe ne lagjen time isha me fat sepse skishte shume perdorues interneti dhe shumicen e kohes kisha 1mbps komplet per veten time. 34 pound me nje kurs prej 1.8 shkon diku te 60 mije leke te vjetra. Tani le te kthehemi ne Shqiperi. Opsionet jane: ose ADSL nga Albtelekom (prone shteterore qe pret privatizimin) me cmimin 60 mije leke te vjetra ne muaj per 256Kbps download dhe 64kbps upload ose te lidhesh me ISP-te private qe fillojne nga 19 Euro/muaj deri ne 30-40 Euro ne muaj per 256Kbps download por qe eshte share, pra ndahet, me nje numer te pacaktuar perdoruesish. Menyrat qe keto ISP
perdorin jane nga me te ndryshmet: Cable, Wireless, xDSL, Leased Lines, Fiber Optics etj.. Pra ne pergjithesi kemi nje mesatare cmimi te 50-60 mije leke ne muaj, pra po aq sa une paguaja ne Angli. Atehere ndryshimi qendron vetem ne 2 gjera:
1. Per te njejtin cmim mer me pak kapacitet, 256Kbps nga 1Mbps per te njejtin cmim..
2. Perpjestimi i ndarjes se internetit me perdorues te tjere nuk te thuhet asnjehere nga ISP-te ne Shqiperi.
Por a e justifikojne dot ISP-te ne Shqiperi keto cmime dhe cilesi te internetit? Une them se pjeserisht po..Nje nga problemet kryesore qe sjell keto cmime te larta eshte paaftesia e qeverive shqiptare ne vite per ta bere Albtelekomin me aktiv ne fushen e internetit. ISP-te private jane detyruar qe per te siguruar ate pak internet shqiptareve, te ndertojne me km te tera rrjete wireless per tu lidhur me Malin e Zi dhe te merrnin akses nga telekomi i Malit te Zi nderkohe qe Fibra Optike qe Telekomi shqiptar kishte me Italine flinte gjume per shkak te paaftesise se drejtueseve shqiptare per ta perdorur ate ne maksimum.. Vetem kete vit Albtelekomi me ne fund po aktivizon sherbimet e reja te internetit nepermjet lidhjes qe ka me Italine me fiber optike, por gjithsesi mendoj se ka shume per te bere duke qene se eshte operatori me fuqi te ndjeshme ne treg dhe pikerisht ai qe ta rregulloje ate. Gjithsesi, shpresoj se gjerat do te rregullohen per mire dhe ISP-te shqiptare cdo dite po vijne me sherbime me te mira dhe me te lira..besoj se shume shpejt do behemi pjese e internetit po aq sa te tjeret ne Europe, Amerike apo kudo ne bote..dhe do paguajme po aq sa ata. P.S. Gjithe sa fola me siper ishte per klientelen familjare te internetit, se per bizneset eshte komplet tjeter gje.