albo-youth Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si lindi “Lahuta e Malcis”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty
MesazhTitulli: Si lindi “Lahuta e Malcis”   Si lindi “Lahuta e Malcis” EmptyMon Jan 28, 2008 3:58 pm

Si lindi “Lahuta e Malcis”
Si u krijua njė nga veprat mė tė njohura tė letėrsisė shqiptare? Autori, njė studiues i njohur i Fishtės, tregon rrugėt e saj, tė cilat ndahen mes mitit dhe realitetit. Akoma mė shumė, ai mundohet qė pėrmes Fishtės tė tregojė madhėshtinė e njėrit prej njerėzve mė tė kulturuar tė letėrsisė shqipe tė tė gjithė kohėrave, por edhe rrekjen se si mundi qė kjo vepėr tė ishte nė Panteonin e letėrsisė shqiptare. Shkrimi botohet ekskluzivisht pėr ABC...


1. Hyrja: kur shkruhej Lahuta e Malcis

Kėngėt e para tė Lahutės sė Malcis, qė kanė si protagonist kryesor Marash Ucin (1110 vargje), Gjergj Fishta i shkroi nė verėn e vitit 1902 dhe i botoi si libėrth mė vete mė 1905 , ndėrsa variantin pėrfundimtar tė Lahutės sė Malcis me 30 kėngė (rreth 16 mijė vargje ) e botoi mė 1937.
Edhe nė kėtė kėndvėshtrim, pra, tė kohėgjatėsisė, nė tė cilėn u shkrua, Lahuta e Malcis ėshtė njė vepėr e veēantė, sepse autori i saj nuk e hoq nga dora pėr 35 vjet, ndėrkohė qė krijonte dhe botonte vepra tė tjera tė rėndėsishme letrare e publicistike; ndėrkohė qė bėnte njė jetė politike dhe shoqėrore tepėr aktive, duke qenė protagonist i ngjarjeve tė tilla, si: Kongresi i Manastirit (1908), Kryengritja e Pėrgjithshme pėr Pavarėsi Kombėtare (1910-1912), Rrethimi i Shkodrės (1912-1913), Lufta e Parė Botėrore (1914-1918), Konferenca e Paqes nė Paris (1919-1920), Parlamenti i Parė Shqiptar (1921-1924), Revolucioni Demokratik Borgjez (1924) etj.
Tė gjitha kėto pika kulmore tė historisė sė Shqipėrisė janė reflektuar drejtpėrdrejt nė veprėn letrare tė Fishtės (kujtojmė kėtu poezinė “Surgite mortui”-1920(?) dhe poemėn satirike “Gomari i Babatasit”-1923) dhe janė pasqyruar gjėrėsisht nė publicistikėn e tij (revista “Hylli i Dritės”, gazeta “Posta e Shqypnis” etj), por ai i kthehej dhe i rikthehej Lahutės sė Malcis, ndonėse zhvillimet historike nė atė vepėr ndalojnė me njohjen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Si duket, Fishta ka menduar gjithmonė se kombi i ripėrtėrirė shqiptar do tė kishte nevojė tė pėrhershme tė njihte rrėnjėt e veta epiko-historike, etno-kulturore e deri mitologjike. Dhe kėto rrėnjė tė genit shqiptar (iliro-shqiptar), megjithėse tė pashkruara deri atėherė (ose pjesėrisht tė thėna dhe tė (sh)pėrdoruar prej kujdo), janė mė tė thellat nė truallin ballkanik nė krahasim me tė gjithė popujt e tjerė fqinjė tė shqiptarėve, pėrfshirė sllavėt, pėrballja me synimet ekspansioniste tė tė cilėve ndaj trojeve shqiptare pėrbėn konfliktin kryesor tė kėngėve tė para tė Lahutės sė Malcis , dhe ashtu mbetet edhe nė variantin e saj pėrfundimtar kur ai konflikt zgjerohet duke pėrfshirė Perandorinė Osmane dhe kancelaritė diplomatike tė shteteve mė tė fuqishėm tė kohės.

Ky mesazh artistik i Lahutės sė Malcis, pėr nevojėn e njohjes sė vazhdueshme tė rrėnjėve historiko-kulturore, ėshtė i rėndėsishėm edhe sot nė kohėrat moderne, kur shqiptarėt dhe fqinjėt e tyre tė Ballkanit synojnė integrimin rajonal dhe mė gjėrė, sepse integrimi (edhe globalizimi) nuk mund tė realizohet duke fshirė kujtesėn historike tė popujve apo duke shuar kulturat kombėtare. Pėrkundrazi, pluraliteti i kulturave tė pupujve nė Evropėn e Bashkuar dhe i gjuhėve, pėrfshirė edhe kulturėn dhe gjuhėn shqipe, do tė stimulohet, sepse, edhe pa njėrėn prej tyre, mozaikut kulturor tė Evropės do t’i mungonte njė ngjyrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty
MesazhTitulli: Re: Si lindi “Lahuta e Malcis”   Si lindi “Lahuta e Malcis” EmptyMon Jan 28, 2008 3:59 pm

2. Mitizimi i fillesės poetike
Si pėr ēdo vepėr tjetėr madhore a zbulim me pėrmasa universale, edhe pėr Lahutėn e Fishtės ėshtė kėrkuar njė frut qė bie nga pema mbi kokėn e dremitur tė autorit pėr tė zgjuar tek ai frymėzimin, si thuhet pėr mollėn e Njutonit. Pėr Gjergj Fishtėn na kanė mbėrritur dy tregime qė e shpjegojnė zanafillėn e Lahutės sė Malcis si rastėsi, me fjalė tė tjera, janė dy pėrpjekje pėr ta mitizuar mesazhin ideo-artistik tė epopesė kombėtare tė shqiptarėve, qė, nė njė farė mėnyre, kanė shėrbyer edhe pėr ta keqvlerėsuar atė vepėr letrare, duke thjeshtėzuar impenjimin e mundimshėm tė krijimtarisė mė se 35-vjeēare, duke e zhveshur veprėn prej vlerave tė papėrsėritshme e krejtėsisht origjinale, duke shkėputur autorin e Lahutės sė Malcis prej Zanės sė tij tė Frymėzimit.

Tregimi i parė e shpjegon lindjen e idesė pėr t’u shkruar njė vepėr madhore si Lahuta e Malcis me takimin e rastėsishėm tė autorit tė saj me malėsorin e urtė, Marash Uci.
Gjergj Fishta, i lindur nė fshatin Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871 dhe shkolluar nė Shkodėr, nė Troshan, dhe nė Bosnje (Guēagora, Sutiska e Livno) ku kreu studimet e larta pėr teologji e filozofi; filloi karrierėn e priftit franceskan nė Troshan (25 shkurt 1894), nė Lezhė e Gomsiqe pėr t'u vendosur pėrfundimisht mė 1902 nė Shkodėr. Shokėt e tij e njohėn si poet qė nė bankat e shkollės, por nė shtyp u shfaq duke botuar me pseudonime tė ndryshme poezi nė revistėn “Albania” tė Faik Konicės nė vitet 1899-1904. Pikėrisht nė kėto vite (mė saktė nė pushimet verore tė vitit 1902) ai u njoh mė bariun, Marash Uci, kur ishte pėrkohėsisht nė Rapsh tė Hotit pėr tė zėvendėsuar meshėtarin e atjeshėm nė shėrbesat fetare.
Marash Uci (vdiq mė 1914), malėsori i pashkolluar, qė kishte shėrbyer si ushtar i Perandorisė deri thellė shkretėtirave tė saj, i la Fishtės njė pėrshtypje tė veēantė pėr mėnyrėn si i gjykonte dhe i tregonte "historitė" e malėsorėve tė tjerė, protagonistė tė pafatė tė ngjarjeve heroike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), ku Marash Uci kishte qenė njė pjesėmarrės aktiv pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Kur Gjergj Fishta u kthye nga Malėsia, u tregoi miqve mė tė afėrt vargjet qė ai kishte shkruar atje pėr Marash Ucin. Ata do tė kėmbėngulnin qė ato vargje tė botoheshin si libėr mė vete. Madje edhe e ndihmuan, sė bashku me Faik Konicėn, duke ndėrmjetėsuar te Ministria e Jashtme e Austrisė, pėr mbėshtetje financiare. Nė vitin 1904\5 u botua nė Zarė (Kroaci) libri i parė i Lahutės sė Malcis. U botua pa emrin e autorit: Lahuta e Malcis, Kangė Popullore, Bleni i parė. Dy vjet mė vonė, mė 1907 u botua libri i dytė, "Vranina" me 4 kėngė, kushtuar Oso Kukės. Ndėrkohė qė kėta dy libra ribotoheshin ("Vranina" u ribotua 6 herė, ndėrsa "Marash Uci" 4 herė, nė dy botimet e fundit me titullin "Te Ura e Rrzhanicės"), Fishta shkruante kėngėt e tjera, tė cilat filloi t'i botonte qė nga viti 1921 deri mė 1937, kur nxori nga shtypi variantin pėrfundimtar tė Lahutės sė Malcis . Qė nga ajo kohė e deri mė sot Lahuta e Malcis ka njohur disa botime brenda e jashtė vendit, ėshtė pėrkthyer nė italisht (disa pjesė janė pėrkthyer nga mė shumė se njė autor) dhe gjermanisht.

Tregimi i dytė rreket tė argumentojė se idea pėr tė shkruar Lahutėn e Malcis i ka lindur Fishtės edhe mė herėt, pikėrisht kur ishte student nė Bosnje, aty rreth viteve 1886-1893, pasi qe njohur personalisht me lirikun kroat, Kranjēeviē Silvije Strahimir (1865-1908), tė cilit nė vitin 1892 i kushton edhe disa vargje tė shkruara italisht; pasi ka mėsuar pėrmendėsh tė gjitha vargjet e poemės “Smrt Smail Age Cengica” (Vdekja e Smajl Agė Cengiēit) tė Ivan Mazhuranoviēit (1814-1890), tė cilin e adhuronte shumė dhe pasi ishte njohur pėr sė afėrmi me veprat e autorėve tė tjerė sllavė: Andre Kaēiq (1696-1769), Petar Petroviē Njegosh (1813-1851), Gėrgo Martiē (1822-1905). Ata qė sjellin tė tilla argumente shkruajnė se Fishta njihte shumė mirė serbokroatishten dhe shkrimtarėt qė shkruanin nė kėtė gjuhė, prandaj i ndikuar prej veprave tė tyre, “aty (nė Bosnje) erdh idea e parė, me u vu me shkrue Lahuten e Malcis”.

Sipas Fulvio Cordignano, nė vitin 1925 Fishta po pėrgatiste Lahutėn e Malcis me 20 kėngė. Deri atėherė ishin shkruar 15 kėngė, ndėrsa pesė ishin nė proces krijimi. Nė projektin e 1925-ės Lahuta e Malcis fillonte me katėr kėngėt e Oso Kukės (Vranina ripunuar mė 1923); vazhdonte me pesė kėngėt e Lidhjes sė Prizrenit, botuar te revista “Hylli i Dritės” 1921-1923; pastaj vinin dy kėngė me titull “Lugati” dhe “Kulshedra”, botuar mė 1922 dhe dy kėngė qė do tė shkruheshin (“Ora e Shalės” dhe “Ndokshiqi”); vijonin katėr kėngėt nga Marash Uci dhe mbyllej me tri kėngėt e ciklit Konferenca e Londonit, qė Fishta kishte menduar t’i shkruante (“Dedė Gjo Luli”, “Lufta e Ballkanit” dhe “Flamuri i Shqypnis”). Kėnga e fundit, “Flamuri i Shypnis”, qė, me sa dimė ne, nuk u shkrua ndonjėherė, do t’i kushtohej Princ Vidit.

Tanimė ėshtė i njohur fakti se ky projekt nuk u realizua, pasi Fishta pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratik Borgjez (dhjetor 1924) u largua nga Shqipėria pėr t’u kthyer pas tre vjetėsh. Nė vazhdim, ai ka vendosur tė tėrhiqet, thuajse krejtėsisht, nga jeta politike e vendit pėr t’u marrė mė me pėrkushtim me krijimtarinė e vet letrare, ku bėnte pjesė edhe njė projekt mė i zgjeruar pėr Lahutėn e Malcis. Kėshtu, nė vitin 1930 shohin dritėn e botimit pesė kėngė tė reja, kushtuar Pater Gjonit; mė 1931 botohet si libėrth mė vete Lidhja e Prizrenit dhe mė 1932 Marash Uci, ripunuar pėr t’u pėrfshirė nė variantin pėrfundimtar tė Lahutės sė Malcis. Mė pas, gjatė viteve 1934-1935, Fishta do tė botojė te “Hylli i Dritės” katėr kėngėt pėr Tringėn dhe tri kėngė tė Konferencės sė Londonit. Dy kėngėt e tjera tė kėtij cikli do tė shohin dritėn e botimit vetėm nė Lahutėn e Malcis mė 1937.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty
MesazhTitulli: Re: Si lindi “Lahuta e Malcis”   Si lindi “Lahuta e Malcis” EmptyMon Jan 28, 2008 4:01 pm

3. Ēmitizimi: “Idhnim e t’ēame krejet\ me t’ba me dalun fejet”
Po tė vazhdonim me logjikėn e tregimit tė parė, do tė na duhej tė shtonim edhe njė hollėsi tjetėr, qė lidhet me komunikimin maksimal qė kanė pasur vargjet e Fishtės me vetė malėsorėt shqiptarė, qė atėherė nuk dinin shkrim e kėndim. Vargje tė tėra nga Lahuta e Malcis mėsoheshin pėrmendsh me njė-dy herė tė dėgjuara. Tregohet njė rast domethėnės, kur njė malėsor i pashkolluar deklamonte vargjet e plota tė njė kėnge nga Lahuta e Malcis. E pyetėn: si e kishte mėsuar kur nuk dinte shkrim dhe kėndim? Ai u pėrgjegj se atė kėngė e kishte dėgjuar njė ditė rastėsisht tek e lexonte me zė njė i shkolluar: “Ia vuna menden e m’u pėlqye tė s’ve”. Kur e ēoi nė fund, iu luta tė ma thotė edhe nji herė. Si ma tha sė dyti, e mora krejt”. Nga ky dimension homerik i vargjeve fishtjane, si dhe pėr shkak tė mitit tė krijimit tė rastėsishėm tė Lahutės sė Malcis, ndoshta, kanė marrė nismė disa studiues, kryesisht tė Pasluftės sė Dytė Botėrore, qė e nėnēmuan Lahutėn e Malcis, duke e quajtur vepėr thjeshtė “folklorike” dhe autorin e saj asgjė mė tepėr se njė “rapsod popullor”.

Ndėrsa, sipas logjikės sė tregimit tė dytė, duhet shtuar se ka pasur studiues qė kanė arritur nė konkluzione edhe mė tė ēuditshme, duke e etiketuar Lahutėn e Malcis vepėr tė frymėzuar dhe tė shkruar manastiresh (“kronikė sterile”), apo duke “bėrė pėrpjekje pėr tė gjetur afri, analogji, po edhe reminishenca sllave nė veprėn Lahuta e Malcis”. Reminishencė ėshtė kėrkuar deri te titulli i veprės sė Fishtės me atė tė Petar Petroviē Njegoshit, “Gorskij Vjenac” (Kurora e maleve) ose nė krijimin e figurės sė luftėtarit shqiptar “sipas modeleve sllave (sic!)” etj.

Ėshtė pėr t’u shėnuar se vetė Fishta nuk merakosej shumė pėr ēfarė (do tė) shkruanin dhe (do tė ) thonin tė tjerėt pėr tė dhe veprėn e tij. Ai ishte i bindur se kishte krijuar njė pėrmendore “rr’fe as mot mos m’e dermue”. Dhe, gjatė kohės qė punonte pėr “Pėrmendoren” e tij dhe tė shqiptarėve, mė keq se tė thėnat e tė shkruarat, atij i kishin shkaktuar qėndrimet e mediokėrve (“krye-kungujt”) qė kishte mbi kokė.
Nė kėngėn e fundit tė Lahutės sė Malcis, nė dialog me Zanėn e Frymėzimit (“Hėj, moj Zanė, ti qofsh e bardhė”), Fishta flet pėr tė tridhjetė vitet e tij “purė (pėrkulė) n’Lahutė t’Malcis”, duke u rrekur “sa u tuer (u tjerr) rrena edhe tradhtia” e duke u pėrplasur “mriz e n’mriz e lak nė lak”. Ky varg i fundit ėshtė domethėnės pėr tė kuptuar se frymėzimi i tij ka rrjedhur edhe mundimshėm vargjeve “kreshnike” tė Lahutės sė Malcis “t’u regjė mendja e shqiptarit\ prap pėr t’gėzue lirinė jetike”. Dhe ajo “liri jetike”, qė u kishte munguar shqiptarėve ndėr shekuj, i kishte munguar edhe njeriut qė mori pėrsipėr tė kėndojė nė gjuhėn shqipe rodin e shqiptarit pėr njė periudhė tė gjatė kohore, mė se 35-vjeēare. Madje, vazhdon t’i mungojė bash pėr shkak se po shkruan njė vepėr origjinale, me pėrmasa tė tilla si Lahuta e Malcis, duke kaluar nga njėri rrezik nė tjetrin (“lak nė lak”).

Njėrin prej kėtyre rreziqeve (apo pengesė serioze) na e ftillon studiuesi i njohur Injac Zamputi. Ai na kumton njė fakt, ndonėse jashtėletrar, por mjaft bindės pėr tė kuptuar lakun nė fytin e poetit, ndėrkohė qė shkruante Lahutėn e Malcis. Atė lak ia mbanin lidhur nė qafė deri vetė eprorėt e Urdhėrit tė tij Franceskan, ndėrkohė qė ia lavdėronin publikisht veprėn dhe e mitizonin si poet tė vetėvetishėm. Duke iu referuar gjithnjė studiuesit Injac Zamputi, kėta eprorė, kryesisht me kombėsi jo shqiptare, tė cilėt Fishta i quan krye-kunguj, “sipas rregullave tė Urdhrit (Franceskan), i kėrkonin atij punė tė tjera, duke ia penguar punimet poetike. Dhe, pse jo? I kėrkonin tė hiqte dorė nga idetė dhe veprimtaritė kombėtare”.

Ėshtė viti 1916, kur Fishta e ndien veten kaq tepėr tė rėnduar prej qėndrimeve tė tilla, sa shprehet nė disa vargje, mbetur dorėshkrim, diku nė njė libėr tė tij, se nuk pėrfitoi asgjė pėr kėngėt e Lahutės sė Malcis, qė kishte shkruar deri atėherė, veēse “idhnim e t’ēame krejet\ me t’ba me dalun fejet”.

Dhe, pavarėsisht nga tė gjitha kėto kokėēarje jo tė vogla, geni i poetit te Fishta dhe vullneti i tij shembullor, nuk rreshtėn sė krijuari Lahutėn e Malcis. Edhe pėr kėtė fakt kemi tė bėjmė me njė vepėr tė madhe dhe tė papėrsėritshme nė llojin e vet. Ai i pėrjetonte pėr njė kohė tė gjatė brenda vetes emocionet e fuqishme tė heronjve epikė tė Lahutės sė Malcis, prandaj vargjet i shkrunte kudo e nė ēdo kohė: kur e dėrgonin famullive tė largėta (cikli i Marash Ucit u shkrua nė Hot); kur bėnte udhėtime tė gjatė ( dihet se “Lugati” u shkruar kur udhėtonte nė njė anije pėr nė Amerikė); kur kishte nevojė tė shlodhej nga punėt e rėndomta e vinte nė Lezhė, ku dihet se ka shkruar njėrėn prej kėngėve mė tė bukura tė Lahutės sė Malcis, atė me titull “Koha e Re” etj. Njohja e rrethanave specifike individuale tė realizimit tė krijimtarisė ka njė rėndėsi tė dorės sė parė pėr studiuesit, veēanėrisht, kur kėrkohet tė depėrtohet thellėsive tė pėrftesave artistike tė fjalės apo vargut tė njė vepre letrare si Lahuta e Malcis, ashtu si marrin rėndėsi tė konsiderueshme edhe veprimtaria shoqėrore e autorit, formimi i tij kulturor, idetė nė raport me kohėn dhe preokupimet gjithfarėshe tė jetės sė pėrditshme. Nė rastin e Fishtės duhen vlerėsuar edhe rrethanat historike e politike tė mjedisit shqiptar: ciklet e Marash Ucit dhe tė Oso Kukės u shkruan nė kushtet e robėrisė pesėshekullore; cikli Lidhja e Prizrenit u shkrua pas Konferencės sė Paqes sė Parisit, e cila bėri tė njohur Shqipėrinė; ciklet e Pater Gjonit dhe tė Tringės u shkruan pas shpalljes sė Monarkisė; ndėrsa e gjithė vepra u botua me rastin e 25-vjetorit tė Pavarėsisė. Tjetėr qė ka ardhur nė formėn e amanetit letrar tė Fishtės nė ēastet e fundit tė jetės, kur pėrmend Lahutėn e Malcis, nevojėn pėr tė shkurtuar ende disa vargje te kėnga e parė dhe “lirimin prej pėrsėritjeve” tė kėngėve tė fundit.

Por edhe pasi e kishte bėrė botimin e plotė tė Lahutės sė Malcis, Fishta nuk u nda prej veprės sė vet. Ai mendonte ta rishikonte sėrisht atė vende-vende. Njė dėshmi e Viktor Volajt thotė se “dy muej para deket, qortuem bashkė me Poetin (Gjergj Fishta) tremėdhetė kangėt e para tė Lahutės (sė Malcis)”. Ėshtė kuptimplotė edhe dėshmia tjetėr qė ka ardhur nė formėn e amanetit letrar tė Fishtė nė ēastet e fundit tė jetės, kur pėrmend Lahutėn e Malcis, nevojėn pėr tė shkurtuar ende disa vargje te kėnga e parė dhe “lirimin prej pėrsėritjeve” tė kėngėve tė fundit.

Lexuesi i kėtyre radhėve, duhet tė ketė arritur nė pėrfundimin se njė vepėr madhore si Lahuta e Malcis, mbi tė cilėn poeti ka punuar thuajse gjatė gjithė jetės sė tij, as sesi nuk mund tė justifikohet me tregime qė shpjegojnė fillesat e saj si rastėsi, as tė gjykohet duke e krahasuar me shabllone veprash tė krijuara nė rrethana tė ndryshme kohore e mjedise etno-kulturore tė tjera. Ajo duhet pranuar siē ėshtė, duhet studiuar nė lidhje me gjuhėn nė tė cilėn u krijua dhe zėrin me tė cilėn u kėndua\deklamua tubimesh apo nė mėnyrė individuale. Lahuta e Malcis duhet pranuar sė bashku me autorin e saj qė e mbajti nė gji aq gjatė sa ēdo kėngė e varg u identifikua me shpirtin e tij dhe tė popullit qė e kishte dhe e ka. Lahuta e Malcis ėshtė vetė modeli i eposit poetik kombėtar, njė poemė me vlera artistike tė papėrsėritshme, qė, “porsi vena e mirė, sa ma shumė vjet qė kalojnė aq ma vlerė merr”(Lambertz) .

Fundshkurti 2005


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Mon Jan 28, 2008 4:04 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty
MesazhTitulli: Re: Si lindi “Lahuta e Malcis”   Si lindi “Lahuta e Malcis” EmptyMon Jan 28, 2008 4:01 pm

Shėnime

1.Vepra mban titullin Lahuta e Maltsiis. Kangė Popullore. Te Ura e Rxhanitses. Marash Utsi; ka 5 kėngė (1.Marash Uci; 2. Besa e Lidhun; 3. Kushtrimi; 4. Lufta; 5. Kasneci) me 1110 vargje. Ajo u botua nė Zarė, shtypshkronja “Vitaliani”, pa emėr tė autorit dhe pa vit botimi, prandaj disa mbajnė si vit botimi 1904. Mund tė merret si vit botimi 1904, sipas studiuesit Fulvio Cordignano nė “Epopeja Komtare e Popullit Shqyptar”, Shkodėr 1925.
2.Numri i vargjeve tė Lahutės sė Malcis na vjen i ndryshuar: 15 610 (Benedikt Dema, “Biobibliogaria e Atė Gjergj Fishtės”, 1943), 16 838 (Karl Gurakuqi, “Shkrimtarėt shqiptarė”, pjesa II, Tiranė 1941, f.25), 15 613 (Pal Duka-Gjini, “Jeta dhe Vepra e Gjergj Fishtės”, Asizi, 1992, f.193).
3.Fulvio Cordignano, duke folur pėr ciklet e para tė Lahutės sė Malcis, pėr “Marash Ucin”, 1904 dhe “Vranina”, 1907, shkruan: “Shkurt, dy poemet e para janė krejt e veē kundra malazezve tė Knjaz Nikollės”, Cordignano, vepėr e cituar, f.35. Shih edhe Eqerem Ēabej, “Elemente tė gjuhės e tė literaturės shqipe”, Tiranė 1936, f.50-51.
4.Pal Duka-Gjini, vepėr e cituar, f.41- 42.
5.At Gjergj Fishta, Lahuta e Malcis. EPIKA.- Shkodėr, Shtyp.Franē. 1937. –Nė 16 fq.511, IV.
(Pėrmbajtja: 1. Cubat; 2. Oso Kuka; 3. Preja; 4. Vranina; 5. Deka; 6. Dervish Pasha; 7. Kuvendi i Berlinit; 8. Ali Pasha i Gucis; 9. Lidhja e Prizrendit; 10. Mehmet Ali Pasha; 11. Lugati; 12. Marash Uci; 13. Te Kisha e Shnjonit; 14. Te Ura e Rrzhanicės; 15. Kasneci; 16. Kulshedra; 17. Nė Qafė-Hardhi; 18. Te Ura e Sutjeskės; 19. Pater Gjoni; 20. Lekėt; 21. Ndermjetsija; 22. Tringa; 23 Ke Tbanat e Curr Ulės; 24. Zana e Vizitorit; 25. Gjaku i marrun; 26. Koha e re; 27. Xhemjeti; 28. Dedė Gjo’Luli; 29. Lufta e Ballkanit; 30. Konferenca e Londonit).
6. Fulvio Cordignano, vepėr e cituar, f.28
7. Lahuta e Malcis e vitit 1925 kishte kėto kėngė: 1. Cubat; 2. Oso Kuka; 3. Preja; 4. Vranina; 5. Dervish Pasha; 6. Kuvendi i Berlinit; 7. Ali Pasha i Gucis; 8. Lidhja e Prizrendit; 9. Mehmet Ali Pasha; 10. Lugati; 11. Kulshedra; 12. Ora e Shalės; 13. Nokshiqi; 14. Marash Uci; 15. Besa e lidhme; 16. Lufta; 17. Kasneci; 18. Dedė Gjo’Luli; 19. Lufta e Ballkanit; 20. Flamuri i Shqypnis (a Vilhelm
Vidi).- Kėngėt e nėnvizuara nuk ishin shkruar ende.- Fulvio Cordignano, vepėr e cituar, f.39-40.
8.Mark Harapi, “Misioni i lartė i poetit tonė kombėtar” te At Gjergj Fishta 1871-1940, pėrgatitur nga Pashko Bardhi, 1943, f.520.
9.Safet Hoxha, Ēėshtje tė marrėdhėnieve tė Fishtės me disa poetė kroato-dalmatinė e Boshnjakė, At gjergj Fishta, komb-letėrsi-gjuhė, Universiteti i Shkodrės, 1997, f.24.
10.Safet Hoxha, vepėr e cituar, f.22. Shih edhe Robert Elsie, Historia e letėrsisė shqiptare, Dukagjini, Tiranė-Pejė, 1997, f.300: “Nuk ėshtė rastėsi qė titulli Lahuta e Malcis ėshtė mjaft i ngjashėm me titullin Gorskij vjenac 1847 (Kurora e maleve), poemė epike e Njegoshit pėr qendresėn heroike tė Malit tė Zi ndaj pushtuesve turq, e cila tani pėrgjithėsisht konsiderohet si eposi kombėtėr i malazezėve dhe serbėve”.
11.Safet Hoxha, vepėr e cituar, f.22.
12.Citimet nga Lahuta e Malcis jan marrė nga Vepra 4, Lezhė, 2003
13.Injac Zamputi, Fishta - koha, njeriu, vepra, Pasqyra, Tiranė 1993, f.37.
14.Injac Zamputi, vepėr e cituar, f.36. Ja tė gjitha vargjet, siē i ka riprodhuar Injac Zamputi:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty
MesazhTitulli: Re: Si lindi “Lahuta e Malcis”   Si lindi “Lahuta e Malcis” EmptyMon Jan 28, 2008 4:03 pm

Shqyptar!

Ket kangė veta e kam shkrue,
Por m’thuej ēa kam fitue?
Idhnim e t’ēame krejet
Me t’ba me dalun fejet! –
E pra tash kallxon moti
Se a kjeēė kangtar i zoti.-
Por s’asht pėr t’u ēuditun,
Pse kur mi dhe t’kobitun
Krye-kungujt vehen t’parė,
Vaj-halli! Pėr kangėtarė...
Ani, krye-kungujt desin
Por kangėt e mija jesin.

(pikat janė tė Fishtės – IZ)
15.Karl Gurakuqi, vepėr e cituar, f.161
16.Viktor Volaj, parathėnie te Mrizi i Zanavet, botim i katėrt, Shkodėr, 1943, f.VII.
17.At Gjergj Fishta, pėrgatitur nėn kujdesin e at Benedikt Demės, Tiranė 1943, f.345-346.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty
MesazhTitulli: Re: Si lindi “Lahuta e Malcis”   Si lindi “Lahuta e Malcis” EmptyMon Jan 28, 2008 4:03 pm

Tonin Ēobani

Tonin Ēobani (1947) ka lindur nė qytetin e Shkodrės ku ka mbaruar edhe studimet e mesme pedagogjike. Studimet e larta i ka kryer nė Universitetin e Tiranės (fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhė-Letėrsi) dhe pasuniversitaret pranė Akademisė sė Arteve tė Bukura (Kritikė Letrare). Pėr tri dekada ka shėrbyer nė qytetin e Lezhės si mėsues, drejtues i institucioneve kulturore dhe ėshtė marrė me krijimtari letrare, studime shkencore e publicistikė. Ka qenė pedagog i jashtėm nė Universitetin "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės (1997-1998), redaktor i faqeve kulturore nė gazetė “Koha jonė” (1998-2000) dhe kryetar i Kėshillit tė Etikės pranė KKRT-sė (nga viti 2000 e nė vazhdim).

Ka botuar librat:

Kėrkime letrare, studime dhe kritika letrare, 1988;
“Miti dhe antimiti fishtjan”, dhjetė ese pėr Fishtėn, 1999;
Paralele Kulturore, studime, 2001;
“Princi i pėrfolur Lekė Dukagjini”, monografi, 2003;
“Variacione me fjalėn komb”- eseistikė, 2004
“Puthje pa puthje”- tregime, 1996;
“Njė grua pėrballė vetėvetes”- novelė, 1997;
“Etyde nė prozė”, tregime, 2002
dhe si bashkėautor tekstet pėr shkollat e mesme
"Letėsia e komentuar", 2000;
Letėrsia bashkėkohore shqiptare, 2001;
Letėrsia dhe gjuha shqipe 2, 2004 dhe
“Lezha – guidė”, 2002.

ABC nr. 3- Tonin Ēobani
29.09.2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty
MesazhTitulli: Re: Si lindi “Lahuta e Malcis”   Si lindi “Lahuta e Malcis” Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si lindi “Lahuta e Malcis”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Art & Kulture :: Letersia-
Kėrce tek: