albo-youth Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės Empty
MesazhTitulli: Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės   Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės EmptyMon Jan 28, 2008 3:52 pm

Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės

▪ Me plotė gojė mund tė konstatojmė se pak kush nga lexuesit ka dėgjuar pėr kėtė terapi medicinale, pasi qė, ajo tek ne nė Kosovė, por nga informatat e sigurta qė kam, edhe nė Shqipėri, nuk ėshtė e njohur fare si metodė shėruese. Zyrtarisht, muzikoterapia nė kėto vise ballkanike, pėr herė tė parė nė mėnyrė institucionale, ka filluar tė zbatohet mė vitin 1993, nė Qendrėn Klinike Psikiatrike nė Beograd, si njė sektor i veēantė eksperimental nė kuadrin e saj. Ndėrsa, nė medicinėn e zhvilluar bashkėkohore tė shumė shteteve tė perėndimit, kjo metodė shėruese jo vetėm se ėshtė tejet e aplikueshme, por ajo dita ditės pėrsoset me eksperiencė tė re tė fituar dhe pajiset me mjete teknike mė tė sofistikuara si fjala e fundit e teknikės digjitale bashkėkohore.

Muzikoterapia ėshtė njė metodė psikiatrike shėruese dhe ajo dallon mjaft nga dėgjimi i zakonshėm i muzikės. Krahasuar me dėgjimin e muzikės qė ne e preferojmė zakonisht nė shtėpi apo gjetiu, kjo metodė specifike shėruese, kėrkon plotėsimin edhe tė disa parakushteve standarde, sikurse janė: paraprakisht diagnoza e parashtruar qartė e sėmundjes nga mjeku, prezenca e pėrhershme e psiko-terapeutit tė kualifikuar gjatė tėrė kohės sa zgjat seanca, ambienti i caktuar relaksuaes, mjetet e pėrsosura tė teknikės audio digjitale, shtrati adekuat nė formė tė vaske, pėrzgjedhja e toneve dhe ritmit tė caktuar sipas frekuencės dedikuese tė veprimit, etj.

Muzika nė psikiatri praktikohet si njė terapi e suksesshme shėruese pėr kėto sėmundje: neurozat, fobitė (frikėt), psikozat, format e ndryshme tė ērregullimet tė personalitetit, disa sėmundje organike me prejardhje psiko-somatike (qė kanė bazėn psikike) etj.

Tė arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia, dėshmojnė se kjo metodė tregohet tejet efikase, edhe me fėmijėt qė kanė paralizė cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftėsive psikomotorike tė tyre, pėrmirėsimin e koncentrimit, senzitivitetin e tė dėgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtėsive tė ndryshme tė adaptimeve sociale.

Tek disa eksperienca mė tė pėrparuare, ka informata inkurajuese se me kėtė metodė terapeutike shėrohet me sukses edhe kanceri.

Si vepron kjo terapi?
Ēdo individ, pa marrė parasysh gjininė dhe moshėn, nga natyra dhe nė mėnyrė tė lindur, disponon me identitetin e vetė specifik zanor, ndėrsa, suksesi i vet terapisė, nėnkupton harmonizimin e ritmit mental tė pacientit me ritmin e muzikės qė duhet aplikuar.
Pėr tė pasur sukses muzikoterapia nė shėrim, duet qė ritmet e muzikės sė pėrzgjedhur nė tėrėsi tė pėrputhen me ritmin tonė tė lindur individual.

Ky ritėm individual, formohet qysh sa jemi nė mitrėn e nėnės, dhe mbėshtetet nė tonet e zemrės, zėrat e thella qė krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e zorrėve, ritmit tė frymėmarrjes etj. Kėto tone tė ndėrtuara nė mėnyrė natyrale, zakonisht me gjuhėn e muzikės cilėsohen si "skalla penta-tonike", gjegjėsisht, ritme qė pėrbėhen prej pesė toneve.

Nė kėtė kontest, do tė jetė interesante tė theksojmė se, tė gjitha ninullat kudo nė botė (kėngė gjumi) ndėrtohen nga ky ritėm muzikor - "penta-tonik" Ky fakt dėshmon se, kėto kėngė, jo rastėsisht, kanė ritme qetėsuese dhe relaksuese, ashtu qė, me kėndimin apo intonimin e tyre, stimulohet atmosfera e pėrshtatshme pėr gjumė.

Njėra ndėr metodat tjera gjatė aplikimit tė muzikoterapisė ėshtė metoda paralele e "nxitjes sė fantazisė". Duke e dėgjuar muzikėn, nga pacienti kėrkohet tė tregoj se cilės periodė tė moshės sė tij i pėrket ajo muzikė. Me kėtė metodė tė nxitjes sė fantazisė, nga bota mentale e pacientit, me kohė bėhet shkarkimi i ngarkesave tė ndryshme emocionale dhe agresiviteti. Kjo teknikė ka dhėnė rezultate tė shkėlqyeshme nė vėnien e kontaktit me ata persona, tek tė cilėt komunikimi verbal ėshtė i vėshtirėsuar, ose fare i pamundshėm.

Por, muzika nuk ka ndikim vetėm tek shėrimi i tė sėmurėve, ajo vepron pozitivisht edhe nė stimimulimin e funksioneve mbrojtėse imuno-biologjike tek tė shėndoshit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve nė gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund tė balancohet pėrmes dėgjimit tė muzikės.
Pėrveē efekteve pozitive, muzika e ērregulluar mund tė ndikoj edhe negativisht nė gjendjen emocionale dhe nė pėrgjithėsi psiken e njeriut. Merrni si shembull zhurmėn e madhe dhe sa ajo krijon efekte negative nė gjendjen tonė tė disponimit.

Muzikoterapia ėshtė metodė e lashtė shėruese?!

Edhe pse kėtė prezantim tonė pėr muzikoterapinė e filluam nga aplikimi i saj bashkėkohor, realisht ndikimi i zėrave dhe toneve tė ndryshme nė psiken e njeriut si dhe mėnyrat e aplikimit tė tyre praktik, pėr stėrgjyshėrit tanė, kanė qenė tė njohura me mira vite mė parė. Civilizimet e lashta tė shumė popujve, me tė madhe e kanė praktikuar metoda tė ndryshme zanore tė shėrimit, sikurse ėshtė muzika dhe ritmet nga instrumentet e caktuara tradicionale, artikulimet individuale pėrmes pėrsėritjes (autosugjestionit), meditimin pėrmes vibracionit tė formulave tė ndryshme (pėrsėritja e fjalės sė caktuar-MANTRA), lutjet dhe kėngėt fetare, etj.

Sipas psikologjisė bashkėkohore, sensacionet e tė dėgjuarit ndahen nė dy grupe tė mėdha: nė TOINE dhe nė SHUSHURIMA. Tonet i pėrjetojmė nė tė dėgjuarit e muzikės, ndėrsa shushurimat, siē janė krismat, fėrshėllima etj. ose i pėrjetojmė krahas me tone ose pavarėsisht prej tyre. Tė gjitha tonet dhe shushurimat qė njeriu mund ti ndjej nė realitetin objektiv klasifikohen sipas pragut minimal/maksima tė dėgjimit prej 16-20.000 valėsh nė sec. Mbi kėtė maksimum, janė vdekjeprurėse, ndėrsa nėn kėtė minimum, nuk regjistrohen fare nga shqisa e jon e tė dėgjuarit.

Sipas mėsimeve tė kėtyre urtėsive tė lashta, terapia e shėrimit me zėre dhe tinguj, nuk konsiderohet vetėm si efekt fizik qė ndjehet si sensacion pėrmes shqisės sė tė dėgjuarit, por disa tinguj qė kanė intensitete dhe frekuenca mė tė ulėta tė valėzimit, regjistrohen edhe pėrmes shqisave tona tė brendshėm (nėn 16 valė nė sec) .

Sikur pjesa e jonė e vetėdijshme, ashtu edhe ndėrvetėdija, disponon me shqisat e veta tė caktuara, tė cilat, nė krahasim me shqisat fizike, edhe kėto regjistrojnė ngacmime nga rrethi i jashtėm qė kanė kualitete tė frekuencave mė tė ulėta.
Ēdo gjė nė natyrė ėshtė harmoni. Simfoni e pėrsosur, qė vepron sipas ritmit tė caktuar. Ky ritėm quhet - ritmi hyjnor apo universal. Pėrveē ritmit universal, ēdo individ dhe gjallesė tjetėr nė natyrė, e ka edhe ritmin e vetė specifik individual, qė do ta quajmė ndryshe si, "ritėm mikrokozmik".

Vėnia e kėsaj baraspeshe hyjnore duhet tė jetė qėllimi i pėrhershėm i ekzistimit tonė si tėrėsi e pa ndarė e raportit individ-natyrė.

Ēdo ērregullim i kėsaj baraspeshe shkakton sėmundjen.
Andaj, prej shumė terapive tė mundshme, si atyre bashkėkohore, ashtu edhe tradicionale, qė nė esencė, e kanė si synim rivėnien e kėsaj baraspeshe tė humbur, ėshtė edhe MUZIKOTERAPIA..

Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Identiteti seksual....sipas shkronjes se pare te emrit tuaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shkenca :: Mjkesia & Shendeti-
Kėrce tek: