albo-youth Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kanceri e ka bazėn nė psikikė?!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ledia
Anetar i ri
Anetar i ri
ledia


Female
Numri i postimeve : 25
Location : Durres
Registration date : 26/01/2008

Kanceri e ka bazėn nė psikikė?! Empty
MesazhTitulli: Kanceri e ka bazėn nė psikikė?!   Kanceri e ka bazėn nė psikikė?! EmptyMon Jan 28, 2008 3:47 pm

Kanceri e ka bazėn nė psikikė?!
Kanceri e ka bazėn nė psikikė?!
"Do tė vjen koha kur sėmundja do tė konsiderohet si marrėzi, sepse njeriu, mė nė fund, do ta kuptojė se ajo shkaktohet nga ndikimet e mendimeve negative".

Vilihem von Humboldt


▪ Si sėmundje psikosomatike konsiderohet ērregullimi i strukturės organike dhe funksionale tė trupit fizik, e qė shkaktari i vėrtetė i kėtij ērregullimi e ka prejardhjen psikike. Thėnė thjesht, sėmundja ėshtė ērregullim qė shprehet nė njė pjesė apo nė tėrėsinė e trupit fizik, me bazėn e gjenezės mentale tė saj.

Deri para disa kohe, mjekėsia ortodoksale sėmundjen dhe procesin e shėrimit tė saj e ka studiuar nė frymėn e ndryshimeve fizike, kimike, fiziologjike dhe hormonale. Roli i tė sėmurit, vijat e personalitetit dhe proceset e ndėrvetėdijes psikike, janė mohuar kategorikisht, si diēka joshkencore. Fal hulumtimeve mė tė reja tė bėra nė kėtė drejtim, gjithnjė e mė tepėr po dėshmohet se prejardhja e shumė sėmundjeve qė ne i njohim sot, nuk ėshtė aty sikurse ėshtė pėrvetėsuar gjer mė tani, por ato e kanė gjenezėn diku mė thellė, nė pjesėn mentale tė tėrėsisė funksionale tė qenėsisė sonė.
Shpesh, rezultatet e arritura nga kėto hulumtime, kalkulohen edhe me shifra statistikore, tė cilat shprehen nė raport: 70 me 30 pėr qind, nė dobi tė bazės psikike tė prejardhjes sė tyre.

Pa marrė parasysh disponimin e medicinės bashkėkohore, e cila, nėn presionin permanent tė kėtyre tė dhėna mė tė reja, obligohet t'i nėnshtrohet realitetit tė ri, idetė mbi gjenezėn mentale tė sėmundjeve tė ndryshme, nuk janė tė reja. Ato i hasim qė nga kohėrat mė tė lashta tė civilizimeve tė hershme. Pa dashur tė hyjmė nė prezantimin retrospektiv tė kėsaj historie, tė ndalemi nė kohėrat paksa mė tė reja. Nė fund tė shekullit XIX, pėr herė tė parė me njė metodė mė tė organizuar hulumtuese, prejardhjen mentale tė shumė sėmundjeve organike dhe mundėsisė psiko-terapeutike tė shėrimit tė tyre, e ka konstatuar farmacisti i njohur francez, EMIL KUE (1857-1926). Nga shumė shkrime tė botuara nga kjo lėmi, nė opinion ėshtė e njohur preferenca e tij e famshme dedikuar pacientėve tė vetė:

"Mėsohuni qė ju vetė ta shėroni veten. Kėtė mund ta bėni. Unė personalisht deri mė sot ende askėnd nuk e kam shėruar. Ftoni nė ndihmė aftėsitė e brendshme qė t'ju shėrbejnė nevojave tuaja shpirtėrore dhe fizike. Ato do tė jenė kėtu, do t'ju ndihmojnė dhe ju do tė jeni tė shėndoshė dhe tė lumtur". Zbulimi i fuqisė shėruese psikike tė autosugjestionit nga Kue, sikur e thoshte edhe vetė, ishte i rastėsishėm. Sa punonte nė barnatoren personale, erdhi njė njeri dhe kėrkoi nga ai njė barė qė me rregulla ligjore mund tė jepej vetėm me recetė tė mjekut. Pėr tė mos e refuzuar, Kue ia dha njė shishe me ujė tė distiluar, duke e bindur se ky ėshtė bari mė i mirė dhe e porositi ta pėrdor sipas rekomandimit. Pas njė jave, i njėjti njeri, por tani i shėruar, e falėnderoi farmacistin, duke i thėnė se bari ka ndihmuar shumė.
Pas shumė rasteve tė suksesshme tė shėrimit praktik, Kue thellohet nė hulumtimin mė tė thuktė tė kėtij fenomeni, dhe, mė nė fund, themelon metodėn e vetė origjinale psikike tė quajtur "shėrimi pėrmes autosugjestionit", e cila, edhe sot e kėsaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkėkohore, pranohet si metodė efektive e quajtur "placebo-efekti".

Termi PSIKOSOMATIKE e ka prejardhjen e vetė prej dy fjalėve tė gjuhės greke: "psiko", qė do tė thotė mentale, apo shpirtėrore dhe "somatike", diēka qė i referohet organizmit.

Pėrveēse nga medicina bashkėkohore, e cila kohėn e fundit, edhe zyrtarisht e pranon prejardhjen psikosomatike tė shumė sėmundjeve, njėra ndėr shkollat ezoterike mė tė zėshme Perėndimore, qė fuqimisht e mbėshtet kėtė tezė dhe jep shembuj konkretė praktik nė kėtė drejtim, ėshtė DIANETIKA:

Sipas Dianetikės, ēdo sėmundje ka dy mundėsi tė prejardhjes sė saj: e para, nėn ndikimin e faktorėve tė jashtėm tė shkaktuara nga bakteret dhe viruset, dhe e dyta, psikosomatike, qė e ka bazėn e shkaktarit psikik. Sipas saj, nga lista e madhe e sėmundjeve tė evidentuara deri mė sot, numri mė i madh i tyre e ka prejardhjen psikosomatike. Artriti (pezmatimi i nyejve), dermatiti (sėmundje e lėkurės), alergjitė e ndryshme, astma (sėmundje e organeve tė frymėzėnies), disa vėshtirėsi tė qarkullimit tė gjakut, shqetėsimet e syve, bursisti (pezmatimi i nyejve tė gjurit), ulcera (tė thatit nė lukth), sinusiti (kallja e sinuseve) etj., janė disa prej sėmundjeve tė shumta qė konsiderohen me prejardhje psikosomatike.

Duke bėrė eksperimente me shumė pacientė, tė cilėt mė parė, pa sukses, ishin trajtuar me terapi konvencionale farmakologjike, rezultatet e arritura me metoda mentale, ishin, vėrtet, fascinante. Andaj, Dianetika, si njė njohuri alternative nė avancim, pėrveē kontributit teorik, ka ndėrtuar edhe shumė metoda praktike terapeutike, tė cilat kanė treguar efekte tė shkėlqyeshme, si nė drejtim tė veprimit preventiv-parandalues tė sėmundjes, ashtu edhe tė trajtimit tė drejtpėrdrejtė tė saj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kanceri e ka bazėn nė psikikė?!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shkenca :: Mjkesia & Shendeti-
Kėrce tek: