albo-youth Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe Empty
MesazhTitulli: Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe   Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe EmptyMon Apr 07, 2008 9:58 pm

Ftesa e vendit nė NATO ėshtė njė hap nė drejtimin e duhur pėr tu
pėrshėndetur dhe ndier tė nderuar. Megjithatėnė kėtė shkrim nuk do tė
merrem me kėtė ndodhi por me “reagimin publik” ndaj fteses. Apo mė
saktė manipulimin e imazheve publike nga Sistemi me festa e koncerte,
duke parė qė nė disa raste tė spikatura artificialiteti i reagimit
ėshtė pasqyrim i ndėrgjegjes qė po na bren sė brendshmi. “Gėzimi i
madh” qė na pushtoi nga Ftesa pėr nė NATO mė tepėr se konceptim i asaj
qė dmth. kjo ftesė ėshtė shprehje e bindjes qė i imponojmė vetes se kjo
Demokraci ėshtė prej vėrteti.
Shikoj fotografitė qė qarkulluan nė shtyp, ku disa vetura dhe ca 4×4
vijne vėrdallė bulevardit duke valėvitur flamuj kuqezi dhe flamuj tė
NATO-s. Dhe them me vete, “Ku i gjetėn kėta flamujt e NATO-s? Sa
shqiptarė njihni ju qė mban nė shtėpi njė flamur tė Aleancės sė
Atlantikut tė Veriut? Pėr besė unė nuk njoh askėnd tė tillė. Pastaj, si
do tė ndryshojė jeta e shqiptarit tė zakonshėm pas ftesės qė ta
frymėzojė tė dalė tė valvisė flamuj? Unė e kuptoj qė Ftesa ėshtė njė
arritje, por ėshtė akoma tepėr abstrakte dhe e paprekshme qė tė
frymėzojė gėzim spontan, ashtu siē psh. reaguan nė tė njėjtėn ditė me
valle nė rrugė nė Kosovė kur Ramushi u shpall i pafajshėm. Ka ndodhur
njė tragjedi e rėndė nė Shqipėri muajin qė shkoi ku tė paktėn 26 vetė
humbėn jetėn. Zija e Gėrdecit ende nuk ka kaluar, gjėrat duhen parė nė
kėtė kontekst pėrpara se ata qė nuk po tregojnė entuziazėm tė spikatur
ndaj ftesės tė sulmohen me fjalė boshe. Ėshtė nė kontekstin e asaj qė
ndodhinė Gėrdec, qė e gjej kėtė “festė spontane” tė pasinqertė, tė
stisur e pėr rrjedhojė patetike.
Ndjenja e pakėnaqėsisė qė po kaplon apo ka kapluar plotėsisht pjesėn
mė tė madhe tė shoqėrisė shqiptare nuk ėshtė pa shkak dhe nuk ėshtė e
drejtuar kuturu, ajo i detyrohet dhe i drejtohet Sistemit nė tė cilin
shoqėria shqiptare ėshtė e nėnshtruar tė jetojė. Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe TouaregKjo
“Demokracia” jonė ėshtė njė sistem imazhi, diēka qė egziston vetėm nė
lajthitjet e demagogėve dhe mendjeshkurtėrve. Njėsoj si nė diktaturėn e
Enver Hoxhės ky sistem ka nevojė pėr parrullat e banderolat e veta.
Sistemi post-diktatorial nė Shqipėri edhe pse quhet Demokraci e votės
sė popullit, popullin e skllavėron, premton ndryshim dhe ndryshon pėr
keq, premton liri individuale por individualizmi azgjesohet, rrėnimi
kulturor quhet zhvillim, manipulimi i fakteve shitet pėr informim
publik, propaganda pėr frymėzim, korrupsioni vishet si zbatim i ligjit,
farsat mediatike prezantohen si Liri e shtypit, pasurimi ekonomik mbi
djersėn e popullit sa i njėrit apo tjetrit klan trukohet me brroēkulla
pėr integrim. Me manovrat e Dushkut edhe Sistemi i votės ėshtė njė
gėnjeshtėr mė shumė. Ky nuk ėshtė sistem i shumicės por sistemi i
pakicės qė ka nėnshtruar dhe droguar shumicėn. I gjithė Sistemi, Pozitė
dhe Opozitė ėshtė i tillė, i rremė dhe i kurdisur. Njė gėnjeshtėr qė e
zbulojmė pėr tė tillė nga pak pėrditė por qė nuk kemi forcėn dhe
guximin ta ekspozojmė, sepse po ta kundėrshtonim do tė na duhet t’i
pranojmė dhe vetes se jetojmė nė njė shoqėri tė rreme fund e krye. Ku
as liria, as jeta as e ardhmja nuk janė tjetėr veēse sllogane e flamuj
tė panjohur. Dhe tė gjithė ne qė i dimė tė gjitha kėto dhe vazhdojmė tė
bėjmė tė urtin brenda kėsaj ngrehine tė turpshme nuk jemi tjetėr vetėm
se pjesė pėrbėrėse e Sistemit, qė e kemi trankuilizuar ndėrgjegjen e qė
gėnjeshtrėn jo vetėm e pranojmė por pranojmė ta jetojmė. Me pak fjalė,
kjo ėshtė “Gėnjeshtra e madhe”, ku njė grup i paskrupuj mbeturinash tė
Sistemit tė kaluar kanė ndėrtuar Sistemin e tyre parazitar, gjoja
demokratik.
Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe Shqiperia-ne-natoPo
kush janė kėta qė festojnė NATO-n me flamuj qė mesiguri ua kanė dhėnė
shefat? Unė dalloj njė Touareg tė zi, di qė Touaregėt janė makina
zyrtarėsh. Kot po zgjatem, dyshoj se janė shofera ministrash apo
deputetėsh. Punojnė pėr shtetin pra, pėr Sistemin. Nuk besoj pėr asnjė
moment qė i kanė zėnė ethet e gėzimit tė Fteses pėr nė NATO nė kėtė
farė feje sa kanė dalė me makina nė bulevard. Ata thjesht po bėjnė atė
qė i kanė udhėzuar tė bėjnė. Nuk i kanė detyruar por shoferat kanė
pranuar. Kanė pranuar jo se besojnė se jeta e tyre vėrtetė do tė bėhet
mė e jetueshme tani pas Ftesės, por sepse jeta e tyre ėshtė mė e
jetueshme kur u binden urdhrave tė shefave dhe nuk krijojnė probleme.
Sepse nėse ndonjėri nga shoferėt do tregohej i sinqertė qė nuk ia
ndjente aq sa tė dilte xhiro nė bulevard, mund tė shihej si shenjė
rebelimi, e ndoshta mungesė besnikėrie ndaj shefit, deputetit, apo
klanit nepotik qė e ka punėsuar.
Megjithėse e pasinqertė xhiroja e makinave nė bulevard e ka njė
kuptim tė rėndėsishėm. Nė vetėvete dalja me flamurin e NATO-s nė shesh
pėr kėta nuk ėshtė shprehje e gėzimit por shprehje e nėnshtrimit tė
tyre - dhe tonit - ndaj Sistemit. Ėshtė ilustrim i kapitullimit tė
individit nė njė sistem imazhesh, ku ajo ēka mendon dhe ndjen vėrtetė
nuk ka rėndėsi aq sa detyra ndaj Sistemit pėr tė luajtur rolin e
figurantit nė kėt teatėr-jetė. Ata kanė dalė pėr imazh, si sllogane, ku
slloganet janė ata vetė. Nė vend tė flamujve mund edhe tė kishin
vendosur tabela qė thonin: “Unė i bindem Sistemit” - vetėm se kjo do
t’ua lėndonte krenarinė personale. Dhe do tė ekspozonte sesa e rrejshme
ėshtė natyra e Demorkacisė Shqiptare. Tė gjithė ne, qė i kuptojmė kėto
dhe heshtim, bėjmė kėshtu pėr tė njėjtėn arsye. Do ishte mė e ndershme
pėr sejcilin prej nesh ta pranonim qė jetojmė njė rrenė nė njė vend ku
Sistemi post-diktatorial na shpėrfytyron. Por kjo e vėrtetė ėshtė tepėr
e dhimshme nė nivel personal. Ndaj bėjmė sikur besojmė qė ndoshta njė
parti e re, nė zgjedhjet qė vijnė, nė kohėn e ardhshme….njė Mesia do tė
vijė tė na shpėtojė!!!
Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe Nato-po-berisha-joPranimi
i kėsaj strukture gėnjeshtrash pėrbėn nėnshtrimin tonė shoqėror, dhe
zelli pėr tė mbėshtetur Partinė A kundra Partisė B me dijeninė e plotė
qė si A ashtu edhe B janė i njėjti produkt post-diktatorial - ky zell
pėr tu bėrė pjesė e lojės ėshtė nė vetvete shprehje e patetizmit tonė
tė pėrbashkėt. Sepse tė gjithė e pranojmė se nuk i besojmė mė kėta
politikanė, e megjithatė i lejojmė tė na nėpėrkėmbin. Cilido kah
politik tė ishte nė pushtet dilema e shoferit te Touaregut mbetet e
njejte. Nuk eshte PD-ja qė i detyron atij tė festojė me flamur tė
NATO-s, tė njėjtėn gjė do tė bėnte edhe nėse shefat do t’i kishte tė
majtė. Por ēdo tė ndodhte nė rast se shoferi i Touaregut do tė
refuzonte tė bėnte xhiron e bulevardit pėr nder tė NATO-s? Nė rast se
ai do kishte guximin dhe forcėn qė tė vepronte si individ dhe jo si
individ i nėnshtruar a do tė gjente ēlirim nė tė vėrtetėn? Ndoshta jo
po tė bėnte kėshtu i vetėm, ndoshta i vetėm nė kundėrshtim tė
direktivės thjesht do pėrjashtohej nga puna, sepse Sistemi nuk mund tė
lejojė qė njė shofer tė ekspozojė natyrėn e tij tė gėnjeshtėrt.
Por nė rast se secili prej nesh e gjen kurajon tė mos jetojė mė nė
gėnjeshtrėn dhe tė mbajė njė qėndrim parimor pėr tė vėrtetėn gjėrat do
tė ndryshonin shumė shpejt. Vetėm ata individė qė refuzojnė tė bėhen
pjesė e kėsaj gėnjeshtre mė gjatė, vetėm ata pėr tė cilėt e verteta ka
mė tepėr rėndėsi sesa qetėsia personale do tė gjejnė guximin tė jetojnė
dhe flasin si individė tė lirė. E paēka se mund tė duket marrėzi, e
vetmja disidencė reale ėshtė ajo qė bėhet pėr tė jetuar tė Vėrtetėn.
Dhe e vėrteta ėshtė e hidhur pėr sa i ka ndodhur kėtij vendit tonė kėta
18 vjet tė tranzicionit, nė dhėmbėt e cilėve hijenave ka pėrfunduar
Shqipėria dhe cilėt psikopatė e injorantė bėjnė ligjin kėtu. Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe Sistem-imazhiE
vėrteta ėshtė e tmerrshme kur shikon se Sistemi post-diktatorial ėshtė
transformim i diktaturės politike nė diktaturė ekonomike, kur shteti
ėshtė i kapur deri nė majė sa nga oportunistėt aq dhe nga tė paaftit.
E vėrteta ėshtė qė nė Shqipėri komandojnė tė fortėt dhe heshtin tė
menēurit, gėlojnė militantėt, vuajnė individėd, korruptohen tė rinjtė,
kurvėrohen tė vjetrit. E Vėrteta ėshtė qė jemi tė papėrfaqsuar
politikisht, jo realisht. E Vėrteta ėshtė qė jemi sovrarnė vetėm nė
fletėt e Kushtetutės, por jo nė zbatim. Jemi tė pambrojtur nga vetė
shteti ynė, Mafia ėshtė nė shtrat me Qeverinė. Krimi pėrdhunon
rregullisht tė drejtėn nė gjykatat. E vėrteta ėshtė se Shqipėria ėshtė
kthyer nė vend pazaresh e prapaskenash, kontrabande dhe trafiqesh, ku
asgjė nuk ėshtė ashtu siē duket. E vėrteta ėshtė qė nė Shqipėri i
varfri ėshtė shpesh skllav dhe i pasuri ėshtė akoma mė shpesh kriminel.
E vėrteta ėshtė qė i gjithė vendi po kthehet ngadalė nė njė Gėrdec tė
madh eksploziv, ku shteti tė vret natėn dhe tė dėmshpėrblen (me paratė
e tua) ditėn. Shqipėria ėshtė njė vend ku besimi ka humbur e ku
udhėheqėsit nuk tė frymėzojnė por ta pėshtirosin.
Por ne edhe pse i dimė tė gjitha kėto heshtim dhe shpallim se nuk
kemi ē’tė bėjmė, shfajsohemi dhe i vėmė njė gur ndėrgjegjes pėr ta
zhytur nė fund. Kėshtu ne gėnjejmė veten ashtu siē kemi bėrė deri tani,
dhe shiko ku na solli. Dhe nė heshtjen tonė bėhemi vegla tė bindura, qė
sistemin e gėnjeshtrave jo vetėm qė nuk e kundėrshtojmė por me bindjen
e mbėshtesim. Hapi i parė drejt Alternativės Disidente ndaj kėsaj
kleptopolitike barbare qė po na mbyt ėshtė mohimi i Gėnjeshtrės dhe
pranimi i sė Vėrtetės. Vetėm kur tė gjejmė guximin tė jetojmė nė tė
Vėrtetėn do tė arrijmė ta ndalim kėtė turp, e pėr tė arritur deri aty
mė parė duhet tė lėmė ndėrgjegjen tė flasė pa frikė. Sistemi do tė na
etiketojė si anarkistė apo tė ēmendur, por ne e dimė tashmė sesi
Sistemi gėnjeshtrat me gėnjeshtra i mbulon.
Blendi Salaj
peshkupauje.com
Fotot: Arben Celi / REUTERS
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
 
Flamuj, Parrulla, dhe Gėnjeshtra e madhe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Shqiperia :: Shtypi & Aktualiteti-
Kėrce tek: