albo-youth Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Nothing great was ever achieved without enthusiasm
 
GalleryForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Honore De Balzak

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Honore De Balzak Empty
MesazhTitulli: Honore De Balzak   Honore De Balzak EmptyMon Dec 24, 2007 2:57 pm

Pėrfaqėsuesi mė i madh i realizmit nė Evropėn perėndimore. Balzaku dominon gjithė shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afėrsisht njėqind romaneve nė 20 vjet, figurė brilante e njė shoqėrie sė cilės ai pėrfundon duke iu imponuar, Balzak pėrzihet me “fėmijėn e shekullit” duke kontribuar nė krijimin e njė miti: njė burrė aventurash dhe dėshirash nė tė njėjtėn kohė edhe ėndėrrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetės moderne. Nė qoftė se Balzaku shpallte dy tė vėrtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai njė shkrimtar revolucionar; ndėrsa bashkėkohėsit e tij e merrnin pėr realist, Bodler e pėrshėndet si njė vizionar tė mrekullueshėm. Vepra e tij pėrshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: Ėshtė ky kompleksitet i pabesuesėm qe e bėn Komedinė hyjnore njė vepėr madhore me pėrmasa botėrore.
Njė familje e ftohtė I ati i Balzakut, Bernard Franēois Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua nė moshėn pesėdhjetė e njė vjeēare me njė nėntėmbėdhjetė vjeēare: kjo histori e vėrtetė mund tė shėrbente si pikė fillimi pėr njė roman balzakian. Nė fakt, Honore nuk do tė pushojė sė treguari pėr gratė e “keqmartuara”, pėr dramat e jetės private dhe pėr divorcet e shpeshta tė ēifteve. Njė babai liberal, besimtar i idealeve progresiste tė kohės, i pėrgjigjet njė mama, qė i do padyshim pak fėmijėt e saj dhe qė mbyllet nė trishtimin e njė jete tė vetmuar. I mbyllur ne kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fėmijeria e tij kujtime tė pakta, si motrat e tij – Laura, e lindur nė 1800, dhe Lorenca, nė 1802. Nė vitin 1814, familja e tij shpėrngulet nė Paris, dhe Honore bėhet nxėnės i liceut aktual tė Charlemagne. Njė fėmijė i jashtėligjshėm shndėrrohet kėshtu nė autorin e “Fiziologjisė sė martesės” ku do tė thoshte se tradhtia ėshtė pėrgjigjja e vetme e vuajtjeve tė jetės bashkėshortore.
Fillimet e njė shkrimtari Ishte dėshira e tė atit qė Honore tė bėhej noter. Por me tė mbaruar studimet pėr drejtėsi, ai zgjedh tė bėhet shkrimtar, vendos tė jetė bir i veprave tė tij. Nė atė kohė i riu Balzak ishte i majtė dhe ishte vėnė nė dukje pėr materializmin e tij. Nga pamundėsia ekonomike Balzaku merr me qira njė papafingo nė rrugėn Lesdiguieres dhe i futet punės. Nė fakt kjo eksperiencė rigjendet nė disa nga romanet e tij. Nė moshėn 20-vjeēare Balzaku njohu jetėn e njė studenti tė varfėr dhe njė krijuesi nė kėrkim tė identitetit tė tij. Pėr t’ia dalė mbanė nė letėrsi nė vitet 20 tė shekullit XIX duhet tė shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan njė dramė, “Kromuell”. Njė dėshtim i plotė. Pėr tė jetuar ai fillon tė publikojė disa romane tė vogla antiromantike dhe satirike, nėn pseudonime tė ndryshme: Jean Louis, l'Héritičre de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanė njė tė pėrbashkėt,ndikimin nga emrat e borgjezisė: Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.


Jeta private dhe frymėzimi Nė jetėn e tij private ngjarjet rrjedhin njėra pas tjetrės, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq nė 1825 e vetmuar pasi njohu nje ferr martesor. Pėrsa i pėrket Balzakut, ai u bė nė 1822 i dashuri i Laura de Berni, qė do ti qėndrojė afėr pėr gjithēka, madje edhe pėr mbėshtetjen financiare nė ndėrmarrjet e tij tė mėvonshme. Nė qoftė se znj. Balzak ishte e para grua 30-vjeēare qė ai takoi, znj. de Berni ishte modeli i tė gjitha grave qė rrethojnė botėn e Balzakut, si znj. de Mortsof apo znj. de Barzheton
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
cupke_
Admin
Admin
cupke_


Female
Numri i postimeve : 694
Age : 34
Location : Pogradec
Registration date : 23/12/2007

Honore De Balzak Empty
MesazhTitulli: Re: Honore De Balzak   Honore De Balzak EmptyMon Dec 24, 2007 2:57 pm

Thenie filozofike te Balzakut
1
Vdekja eshte barazia me e larte
dhe liria me e larte!

2
Njerzit e paisur me fantazi
kane nje rini te perhershme!

3
Nje grua 40 vjecare ben per ty gjithcka!
Ndersa nje 20 vjecare nuk ben asgje!

4
Asgje nuk mund te barazohet me dashurine
e nje gruaje qe i dhuron nje burri
lumturine e dashurise se pare!

5
Druajtja nuk eshte vetem frike por
dhe nje tepri force e pa shfrytezuar!

6
Mungesa e komoditetit nuk duhet
kurre te thyej vullnetin e njeriut!
Gjeniu i ngjan ēdokujt, e atij askush.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albo-youth.albanianforum.net
 
Honore De Balzak
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albo-youth Forum :: Art & Kulture :: Letersia :: Letersia Boterore-
Kėrce tek: